Denigrimi/ Rama `përgënjeshtron` Gent Cakajn për largimin me dorëheqje!

Denigrimi/ Rama `përgënjeshtron` Gent Cakajn për largimin me dorëheqje!

13:21, 29/12/2020
A+ Aa A-

Ashtu siç erdhi dhe drejtoi ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, po njësoj në mënyrën më butaforike edhe iku.

Bëhet fjalë për Gent Cakajn, i cili edhe në ikje nëpërmjet një shënimi në FB, jo vetëm që ka pompuar veten si super-ministër, por edhe nuk ka pranuar faktin se është larguar nga Edi Rama, i cili prej kohësh as që e priste më nëpër takime dhe në zyrën e tij.

Situata bëhet edhe më qesharake, pasi vetë Cakaj njofton se ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm (këtë të fundit e ka në dorë kryeministri, siç veproi me ministrin Sandër Lleshaj që e mbajti 3 ditë 'në ajër'), kurse Rama shkruan në të njëjtën kohë, se stafetën e tij ja ka kaluar Olta Xhaçkës!

“Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë", shkruan Cakaj në FB.

Por Edi Rama nuk ka denjuar që t`ia rezervojë as një ikje me “dinjitet”.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t'ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”, shkruan në Twitter kryeministri pa e përmendur fare dorëheqjen e ish-të përkëdhelurit të tij, Gent Cakajt.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiks 28 dhjetor 202029/12/2020 15:03

Jo vetêm bandë karagjozash por në opinionin tone edhe " band legenash".

Fieri 29/12/2020 13:45

Band karagjozash

Shto koment

Denonco