Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore
Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
‘Isha i bindur që Rama nuk bën zgjedhje, por duhet ta provoja’
I ngacmuar në emisionin ‘Opinion’ nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të pranonte një kërkesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha për një koalicion qeverisës me Partinë Socialiste, ish-kryeministri Berisha i ka qëndruar bindjes së tij se do ta këshillonte për të kundërtën.
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/280081/isha-i-bindur-qe-rama-nuk-ben-zgjedhje-por-duhet-ta-provoja/
‘Rama kur ishte në opozitë mbante një serial killer për truprojë’
I pyetur nga gazetari Mentor Kikia, se si do të jetë qeverisja e ardhshme, dhe a do të vazhdojmë të kemi një kryeministër më te keq siç ka ndodhur, ish-kryeministri Berisha u përgjigj në Opinion se kreut të PD-së mund ti rendisësh një listë me të mira dhe të meta, por kurrë nuk mund të thuash se Basha është i lidhur me krimin.
Për më shumë
Akuza e fortë e Berishës: SHISH tjetër raport i dërgon Ramës për drogën, tjetër Metës
Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se Shërbimi Informativ i dërgon tjetër raport për drogën Kryeministrit dhe tjetër Presidentit, edhe pse e ka bërë punën me korrektesë.
Për më shumë
‘Duhet kryengritje e fuqishme paqësore për të rifituar zgjedhjet e lira’
Qytetarët shqiptarë kanë një dokument si kristal. Kanë një raport me 150 paragrafe dhe me 106 fusnota që tregon se procesi zgjedhor ka marrë fund. Tani u takon shqiptarëve që ti dalin për Zot. Dhe këto nuk janë fjalët e opozitës, por janë fjalët e ndërkombëtarëve. U takon atyre tani me kryegritje të fuqishme paqësore të përmbysin këtë regjim. Të kapitalozojnë, të jetësojnë, tu japin shqiptarëve të zgjedhin të lirë
Për më shumë
Një letër e pazakontë për kompanitë e bankat që financojnë koncesionet dhe PPP-të e qeverisë/ Çfarë po paralajmëron lideri i opozitës?
Në komunikimin e sotëm publik kreu i opozitës Lulzim Basha bëri një paralajmërim të pazakontë në adresë të kompanive dhe bankave që financojnë projektet e koncesioneve/PPP-ve qeveritare, të cilat opozitat i ka klasifikuar si projekte korruptive, shkatërruese për ekonominë e vendit.
Për më shumë
‘Marrëveshja PS-PD për të devijuar vëmendjen nga mega-vjedhjet’/ Basha: Ja ç’bëjnë hyzmeqarët mediatikë
Hyzmeqarët mediatikë të Edi Ramës me gënjeshtra dhe sajesa po tentojnë të heqiun vëmendjen e njjerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen prej qindra miliona eurosh.
Kjo është një pjesë nga reagimi i ashpër i liderit të opozitës Lulzim Basha.
Për më shumë
Ilir Meta për Ramën/ O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri
Nuk marrin fund ngacmimet e presidentit Ilir Meta në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit rikujton edhe një herë premtimin e dhënë gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ku deklaroi se, do ti jepte Ramës dekoratën “Urdhëri i Skënderbeut” nëse Shqipëria çelte negociatat me BE-në në muajin tetor.
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/280041/ilir-meta-per-ramen-o-zot-cme-ka-gjetur-me-kete-njeri/
Shehi në Syri TV: Një pakt i dytë Rama-Basha, si ai i 2017-ës, fatal për vendin
I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Bled Marku, kreu i LZHK dhe ish deputeti io opozitës Dashamir Shehi, teksa ka komentuar situatën politike në vend, është shprehur se, një pakt i dytë, njësoj si i pari, mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, do të ishte fatal.
Për më shumë
VIDEO/ Basha, homazh tek memoriali i Hajdarit: Do të realizojmë idealin e Shqipërisë demokratike
Drejtues të Partisë demokratike kanë bërë homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit.
Nderojmë sot liderin e lëvizjes studentore tha kreu demokrat Basha.
Për më shumë
Haradinaj e bojkoton, Rama shkon/ Takimi i Vishegradit nën hijen e debateve për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten, se nuk mori pjesë në takimin e Vishegradit që i zhvilloi punimet në kryeqytetin e Republikës Çeke, për shkak të angazhimeve rreth zgjedhjeve në Kosovë.
Për më shumë
Ministri gjerman: BE do përmbushë detyrimet ndaj Turqisë mbi emigrantët
Gjermania rikonfirmoi përkushtimin e saj ndaj marrëveshjes për emigrantët mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), në një kohë kur ekziston frika për një valë të re të refugjatëve, për shkak të sulmeve të regjimit sirian në rajonin veriperëndimor të Idlibit.
Për më shumë
FOTO/ Këto janë disa prej stadiumeve që duhen vizituar
Sajti “Footy.com” është munduar t’i japë përgjigje pyetjes se cili është stadiumi më i mirë për t’u vizituar nga të apasionuarit e futbollit, teksa ka realizuar një studim ku ka analizuar çmimet e abonimeve për sezonin e ri, standardet e ambientit rrethues, çmimin e birrës, teknologjinë në dispozicion, aksesueshmërinë, transportin dhe kapacitetin e stadiumit.
Për më shumë
https://www.syri.net/sport/280083/foto-keto-jane-disa-prej-stadiumeve-qe-duhen-vizituar/