Akuza e fortë e Berishës: SHISH tjetër raport i dërgon Ramës për drogën, tjetër Metës

Akuza e fortë e Berishës: SHISH tjetër raport i dërgon Ramës për drogën, tjetër Metës

21:17, 12/09/2019
A+ Aa A-

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se Shërbimi Informativ i dërgon tjetër raport për drogën Kryeministrit dhe tjetër Presidentit, edhe pse e ka bërë punën  me korrektesë.

“A e dini ju se një raport për drogën, ka një përhapje të jashtëzakonshme këtë vit dhe çfarë ndodh. Shërbimi Informativ Kombëtar raportin që i dërgon Kryeministrit ja fsheh Presidentit.

Duke qenë se “u dogji” herën e parë raportin që ja dërgoi Presidentit dhe mori dhenë se 130 oficerë të lartë policie janë angazhuar në lidhje droge. Tani Shërbimi e ka bërë raportin e saktë dhe me korrektesë por i ka çuar raport tjetër Presidentit”.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Presidentit Ilir Meta se kishte informacion se në datë 8 Qershor do të digjej Kuvendi, Berisha tha se edhe pse i duket si një lajm i vjetët, Sherbimi Informativ ka bërë detyrën.

“Nëse oficeri dixhital që e çonte këtë lajm e çon që unë t’ja bëj publik dhe unë nuk kam si të mos e bëj publike. Këta i çojnë Presidentit që do të digjet Parlamentit dhe nuk bëjnë gabim. Pavarësisht se më duket si një lajm i vjetër dhe e kanë për detyrë por këtë që janë me qindra e qindra fshatra nga Konispoli deri në Alpe me parcela masive me kanabisi”, u shpreh ndër të tjera Berisha. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco