Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Në shesh derisa Edi Rama të shporret, kjo qeveri e ka vendin në burg!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka përmbyllur protestën e qytetarëve, që nisi sot në orën 9:30 përpara parlamentit, vazhdoi përpara kryeministrisë dhe u mbyll tek selia e PD-së.

Për më shumë            

https://www.syri.net/politike/242642/ne-shesh-derisa-edi-rama-te-shporret-kjo-qeveri-e-ka-vendin-ne-burg/

 

FOTO/ Provokatorë të tjerë në protestën e opozitës

Nuk kanë të ndaluar provokimet e njerëzve të infiltruar në protestën e opozitës.

Pasi larguan një punonjës policie civil, protestuesit kanë ndaluar tek piramida edhe dy persona të tjerë.

Për më shumë            

https://www.syri.net/politike/242635/foto-provokatore-te-tjere-ne-protesten-e-opozites/

 

Kryemadhi: Ambasadorët vijnë e ikin, shqiptarët duhet të ndërtojnë vendin e tyre

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur për mesazhet që japin ambasadorët në Tiranë lidhur me protestat e organizuara nga opozita e bashkuar kundër qeverisë. Kryemadhi vuri në dukje se "ambasadorët ikin dhe vijnë, kthehen si mbretër në vendet e tyre dhe pastaj në normalitet, por në fund të ditës... Shqipëria është shtëpia jonë."

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/242630/kryemadhi-ambasadoret-vijne-e-ikin-shqiptaret-duhet-te-ndertojne-vendin-e-tyre/

 

VIDEO/ Berisha: Revolta që çfazoi sot Ramën!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përmbledhur me një fjali, protestën e fuqishme qytetare përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrisë: “Revolta që çfazoi Ramën”, e ka cilësuar, Berisha, duke publikuar pamjet e protestës si më poshtë.

Për më shumë            

https://www.syri.net/politike/242668/video-berisha-revolta-qe-cfazoi-sot-ramen/

 

VIDEO/ ‘Dosja Xhafaj’, përgjimet e Fredi Alizotit dhe kryepolicit të ri të Fierit

‘Andon Marko ka marrë dje emërimin si drejtor i Policisë së Fierit si shpërblim për shërbimin ndaj bandës dhe për t’i mbyllur gojën, sepse audio përgjimet tregojnë se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit, di shumë.

Për më shumë            

https://www.syri.net/politike/242691/video-dosja-xhafaj-pergjimet-e-fredi-alizotit-dhe-kryepolicit-te-ri-te-fierit/

 

VIDEO/ Ditmir Bushati kundër Ramës: Marrëveshje vetëm me opozitën legale

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati më në fund foli në parlament.

Ai tha se duhet urgjent të gjejmë zgjidhjen e madhe mes vetes dhe me opozitën, pasi jemi në një krizë të madhe politike dhe sociale. Ai tha se duhet që zoti Ruçi, Ulqini, Majko etj të marrin situatën në dorë si socialistë të vjetër dhe me eksperiencë që të bindim PS dhe opozitën për uljen në bisedime për të gjetur udhën e arsyes e jo të arrogancës.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/242649/video-ditmir-bushati-kunder-rames-marreveshje-vetem-me-opoziten-legale/

 

Të shtëna me armë zjarri, çfarë po ndodh në Fier

Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Fierit.

Ky është raportimi më i fundit i Policisë së Fierit.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/242773/te-shtena-me-arme-zjarri-cfare-po-ndodh-ne-fier/

 

bulohet shkaku, ja pse e moshuara vrau djalin shqiptar në Zvicër

Gruaja që më 21 mars në  Bazel vrau me thikë vogëlushin 7-vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka mbrapa saj një histori të gjatë të raporteve të tensionuara me shtetin. Mësohet se me vrasjen mizore të fëmijës së pafajshëm ajo duket se ka dashur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të shtetit. Televizioni Telebasel ka publikuar sot dëshmi që, sipas tij, e mbështesin këtë tezë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/242750/zbulohet-shkaku-ja-pse-e-moshuara-vrau-djalin-shqiptar-ne-zvicer/

 

Gjendet i shkrumbuar në makinë ish zyrtari

Një person u gjet i djegur në një makinë të shkrumbuar nga flakët në zonën e Fokidës,  në rrugën që shpie nga Amfisa në Prosilio, mbasditen e së martës  në Greqi. Forca të shumta policore dhe zjarrfikës shkuan në vend, dhe po hetohet nëse në këtë rast është një aksident apo  një veprim kriminal.   

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/242564/gjendet-i-shkrumbuar-ne-makine-ish-zyrtari/

 

VIDEO/ Shpërthen dhuna pas zgjedhjeve në Turqi, Erdogan kërkon hapje të kutive

Komisioni Zgjedhor në Turqi do të rinumërojë votat në 7 nga 39 njësitë administrative, pas ankesës së partisë së Presidentit Erdogan, AKP, për parregullsi në numërim. Ish-kryeministri Binali Y?ld?r?m, i konsideruar si krahu i djathtë i Erdoganit, humbi në zgjedhjet e 31 Marsit përballë kandidatit opozitar Ekrem Imamoglu, duke i dhënë fund dominancës së tyre 21-vjeçare në këtë qytet.

 Për më shumë            

https://www.syri.net/bote/242692/video-shperthen-dhuna-pas-zgjedhjeve-ne-turqi-erdogan-kerkon-hapje-te-kutive/

 

VIDEO/ Lojtari i Kombëtares shqiptare shënon gol të 'çmendur' në Itali

Ledian Memushaj ka shënuar një supergol në fitoren 3-2 të Pescarës përballë Palermos në ndeshjen e vlefshme për Serie B.

Për më shumë            

https://www.syri.net/sport/242789/video-lojtari-i-kombetares-shqiptare-shenon-gol-te-cmendur-ne-itali/