VIDEO/ Ditmir Bushati kundër Ramës: Marrëveshje vetëm me opozitën legale

VIDEO/ Ditmir Bushati kundër Ramës: Marrëveshje vetëm me opozitën legale

13:22, 03/04/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati më në fund foli në parlament.

Ai tha se duhet urgjent të gjejmë zgjidhjen e madhe mes vetes dhe me opozitën, pasi jemi në një krizë të madhe politike dhe sociale. Ai tha se duhet që zoti Ruçi, Ulqini, Majko etj të marrin situatën në dorë si socialistë të vjetër dhe me eksperiencë që të bindim PS dhe opozitën për uljen në bisedime për të gjetur udhën e arsyes e jo të arrogancës.

Bushati theksoi se 10 vjetori në NATO nuk është meritë vetëm e PS, por edhe paraardhësve tanë opozitarë. Duhet të gjejmë udhën e arsyes si PS pasi vendi ndodhet në udhëkryq të madh, shtoi ish-ministri.

Ditmir Bushati tha se ‘ne në PS nuk duhet të jemi arrogantë (nënkuptoi Edi Ramën). Demokracia nuk është procedurë. Procedurë është zëvendësimi i listave siç po bëhet. Demokracia është respekt…’, duke nënkuptuar se opozita është ajo jashtë sallës së kuvendit e jo këta deputetë që kanë ardhur nga procedura.

Ndër të tjera ish-ministri Bushati kritikoi vendimin e opozitës për djegien e mandatëve, duke theksuar se kjo i sjellë dëm Shqipërisë. Por kjo sjellje nuk duhet të na bëjë arrogantë si PS e si qeverisje, ishte mesazhi i ish-ministrit të suksesshëm të PS.

Në gjirin e PS-së dhe në grupin parlamentar ka plot persona me personalitet dhe profesionistë të nderuar, të cilët kanë dinjitet dhe logjikë si dhe vendosin para shtetin dhe popullin e jo karriken qeveritare.

Fjalimi i Ditmir Bushatit mësohet se është marrë nga gjithë ambasadat kryesore në Tiranë për t’ia kaluar qeverive të tyre. Mësohet se Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, mundet dhe Mimi Kodheli të dalin hapur se duhen gjuha e mirëkuptimit me opozitën për të shpëtuar vendin nga përplasja civile e cila po vjen me vrull.

Ditmir Bushati foli dhe foli me personalitet të spikatur. Jo më kot BE dhe sidomos Gjermania e quan politikan vizonar. Dihet se ish-ministri Bushati ishte kundër dyshes Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Ishte ky qëndrim kombëtar dhe vizonar që e shkarkoi nga ministër, por ai ka fituar simpatinë jo vetëm në Kosovë, por në mbarë kombin. Ai foli kundër copëtimit të Kosovës. Ndërsa sot foli se si duhet gjetur udha e arësyes nga kryeministri dhe opozita.

Pjesë nga fjalimi i ish-ministrit, Ditmir Bushati

 ‘…Politika shqiptare, për herë të parë është në një situatë të paprecedentë. Jemi gjetur shpesh në rrethrrotullime, por për herë të parë dy parti parlamentare kanë dorëzuar mandatet. Kjo është e paprecedentë jo vetëm për shtete të Ballkanit, por edhe për regjime despotike si të Venezuelës….

Nuk duhet të mohojmë faktin se boja, mielli kanë dalë në rrugë dhe janë drejtuar gabimisht drejt policisë. Duke dalë nga Parlamenti opozita ka dëshmuar një llojë frike dhe kapitullimi, por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë. Kjo nuk mund të na bëjë ne të shpenzojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetëpërmbushëse. Ne jemi Partia Socialiste, demokratë progresistë, ne duam të ndërtojmë një shoqëri më të mirë, për fëmijët anë dhe për fëmijët e opozitës që nuk janë në sallë. Kjo është arsyeja pse e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për të dhënë më shumë hapësirë në reformën zgjedhore. Sepse unë nuk e konceptojë demokracinë si procedurë. Demokracia procedurë është zëvendësimi i formal i listës së PD dhe LSI, por demokracia është dhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare, por edhe opozitën politike besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjësimit që ka PS për fatet e demokracisë dhe fatet e Shqipërisë…’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti03/04/2019 14:20

Vetem se ka thumbu ramen po Na e bani politikan vizionar? E kujt I ban thirrje?!!!! Gramoz rucit, ministrit te brendshem te fundit te ppsh. Djali I sekretarit te pare smund te shkoj ma larg se Ruci

Malo03/04/2019 13:39

Vone u kujtua Bushati. Tani ka marre muti shalet. E lane Ramen ta bente pershesh PS. Tani i kerkon ndihme Xhafajt dhe Ulqinit!!! E ku kane pushtet ata?!! Pushteti ka shkuar te Belinda, Vali Bizhga, Lindita, e gjithe sorrat e bashkise. Nuk ka me as burra e as gra me dinjitet ne ate mes. Ca letyra si Besnik Bare nuk mund ta perfaqesojne PS e vertete. Tani te rrine e ti bejne hije m...qe bene ne gjithe keto vite.

Shto koment

Denonco