VIDEO/ Berisha: Revolta që çfazoi sot Ramën!

VIDEO/ Berisha: Revolta që çfazoi sot Ramën!

14:12, 03/04/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përmbledhur me një fjali, protestën e fuqishme qytetare përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrisë: “Revolta që çfazoi Ramën”, e ka cilësuar, Berisha, duke publikuar pamjet e protestës si më poshtë.

Berisha e ka ndjekur protestën hap pas hapi, por jo vetëm atë që ishte duke u zhvilluar në Tiranë. Ai ka mbështetur protestën e blegtorëve dhe fermerëve në Lushnjë, që mbahej paralelisht me atë në Tiranë: “Fermerët e Lushnjës dhe Rrogozhinës protestuan sërish sot, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH-s për prodhuesit e qumështit. Ata në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e këtij vendimi nga narkoqeveria.”

Vëmendjen e ish-kryeministrit e mori edhe protesta e studentëve në Shkodër: “Studentët e Shkodrës në protestë, kundër mashtrimeve të Edvin Kristaq Urrejtjes. Ju lumte studentëve guximtarë. Ata do të fitojnë!” ka theksuar ai./ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco