Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

PD: Ngjarja tragjike me shoferin e Xhafajt është vrasje mafioze, jo skenar fantazie siç do ta shesë kryeprokurori Rama

Partia Demokratike ka deklaruar se ngjarja tragjike me shoferin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj "është vrasje mafioze dhe jo skenar fantazie siç do ta shesë kryeprokurori Edi Rama".

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/174520/pd-ngjarja-tragjike-me-shoferin-e-xhafajt-eshte-vrasje-mafioze-jo-skenar-fantazie-sic-do-ta-shese-kryeprokurori-rama/

 

Vasili: Çfare sikleti te madh ka Rama, që sërish bëhet prokuror!

Kreu i deputetëve të LSI Petrit Vasili ka reaguar ndaj komenteve të sotme të Edi Ramës lidhur me vrasjen e shoferit të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/174518/vasili-cfare-sikleti-te-madh-ka-rama-qe-serish-behet-prokuror/

 

Vrasja e shoferit të Xhafës nga dy vrasës, është vrasje shtetërore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Korçë, se shoferi i Fatmir Xhafajt është vetëvrarë dhe jo vrarë, duke nxituar edhe njëherë të flasë para se të dalin përfundimet e eksperti ekspertizës, njëlloj siç bëri me audio-përgjimin.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/174571/vrasja-e-shoferit-te-xhafes-nga-dy-vrases-eshte-vrasje-shteterore/

 

PD thirrje Presidentit: Mos firmos ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar

Partia Demokratike i ka kërkuar Presidentit të Republikës që të mos dekretojë projektligjin e qeverisë i cili do të çojë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Deputetja e PD Albana Vokshi i bëri thirrje Presidentit Meta që të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/174517/pd-thirrje-presidentit-mos-firmos-ligjin-e-shembjes-se-teatrit-kombetar/

 

VIDEO/ Tabaku thirrje qytetarëve: Të ngrihemi, të mbrojmë qytetin nga vjedhja e grabitja

Artistët janë mbledhur edhe gjatë ditës së sotme për të protestuar, dhe për të mbledhur firmat për peticionin ‘Mbro Teatrin’. Ditën e sotme kësaj proteste iu bashkua edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila firmosi dhe peticionin 'Mbro Teatrin'.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/174620/video-tabaku-thirrje-qytetareve-te-ngrihemi-te-mbrojme-qytetin-nga-vjedhja-e-grabitja/

 

DËSHMI/ Ja si gjelbëron hashashi në Vlorë, Boçi: 'Laboratori' i Ramës s'e hedh dot poshtë

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar një video dëshmi tronditëse, sesi vazhdon të mbillet kanabisi në Vlorë, në një kohë kur qeveria ka shpallur se Shqipëria ka dalë tashmë nga harta e bimës narkotike, qoftë si kultivuese, qoftë si trafikuese e saj.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/174523/deshmi-ja-si-gjelberon-hashashi-ne-vlore-boci-laboratori-i-rames-s-e-hedh-dot-poshte/

 

Lajm i keq për shqiptarët në Zvicër, merret vendimi i rëndë

Shteti i Zvicres ka marre vendim qe do të mund t`i dëbojë të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur veprat penale të planifikuara të tyre kanë mbetur në tentativë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/174482/lajm-i-keq-per-shqiptaret-ne-zvicer-merret-vendimi-i-rende/

 

Katër deputetë kosovarë marrin pasaportën shqiptare

Katër deputetët e Parlamentit të Kosovës, Daut Haradinaj, Donika Kadaj Bujupi, Gani Dreshaj dhe Ahmet Isufi kanë marrë pasaportën shqiptare. Përmes dekretit të presidentit Ilir Meta katër deputetët gëzojnë të gjitha të drejtat brenda territorit të Shqipërisë dhe jashtë saj, sipas dekretit, Nr. 10817, datë 25.6.2018, për dhënien e shtetësisë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/174546/kater-deputete-kosovare-marrin-pasaporten-shqiptare/

 

Ministrja serbe: Nuk ka BE pa njohur Kosovën

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Serbi, Jadranka Joksimoviç ka deklaruar se pa u arritur marrëveshja përfundimtare Prishtinë-Beograd, shteti serb do ta ketë të pamundur anëtarësimin në BE

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/174630/ministrja-serbe-nuk-ka-be-pa-njohur-kosoven/

 

Dorëhiqet ministri i Brendshëm i Gjermanisë, ja shkaku

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer, kryetar i partisë kristiansociale (CSU) simotër e partisë kristiandemokrate (CDU) deklaron dorëheqjen nga të dyja postet politike.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/174674/dorehiqet-ministri-i-brendshem-i-gjermanise-ja-shkaku/

 

Shpërthen festa në Zagreb, tifozët kroatë festojnë me shqiponjë kualifikimin në çerekfinale

Shqiponja e shqiptarëve ka arritur të marrë vëmendjen po aq sa vetë Botërori i Rusisë.

Me shqiponjë po e festojnë edhe tifozët e Kroacisë arritjen e kombit të tyre në çerekfinale të Kupës së Botës.

Për më shumë

https://www.syri.net/boterori-2018/174670/shperthen-festa-ne-zagreb-tifozet-kroate-festojne-me-shqiponje-kualifikimin-ne-cerekfinale/