Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

Ja çfarë pret ish-Kryeministri Berisha nga Kuvendi Kombëtar i PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se në statutin e Partisë Demokratike po bëhen ndryshime serioze. Berisha tha se këto ndryshime, që do të miratohen në Kuvendin Kombëtar në fund të prillit,  parashikojnë që ajo që ndodhi me listat të mos ndodhin asnjëherë më.

Për më shumë/ https://www.syri.net/politike/152453/ja-cfare-pret-ish-kryeministri-berisha-nga-kuvendi-kombetar-i-pd/

 

Berisha: Vlahutin i ka kërkuar Llallës arrestimin tim...

Ish-Kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e abcnews lidhur me letrën e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit amerikan.

Për më shumë/ https://www.syri.net/politike/152446/berisha-vlahutin-i-ka-kerkuar-llalles-arrestimin-tim/

 

Berisha: Lu-Vlahutin, zbatuan planin e Xhorxh Soros në Shqipëri për...

Ish-Kryeministri Sali Berisha i pyetur sesi do të vlerësonte veprimtarinë e Ambasadorit Lu, i cili është në mbyllje të karrierës, theksoi se “Lu dhe Vlahutin kanë bërë gjithçka për të zbatuar planin e George Soros për reformën në drejtësi, këtë e kam thënë dhe e them me bindjen më të madhe”.

Për më shumë/ https://www.syri.net/politike/152449/berisha-lu-vlahutin-zbatuan-planin-e-xhorxh-soros-ne-shqiperi-per/

 

Kuvend/ Berisha: Rama doli nga dera e WC, Bushati të japë dorëheqjen pasi futi në Kuvend armë...

Ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si historike seancën e sotme parlamentare, duke moslejuar Edi Ramën të flasë dhe e detyroi të dalë nga dera e pasme.

Berisha tha se kjo ishte një ngjarje historike për Parlamentin dhe turp historik për atë që e bëri.

Për më shumë/ https://www.syri.net/politike/152433/kuvend-berisha-rama-doli-nga-dera-e-wc-bushati-te-jape-doreheqjen-pasi-futi-ne-kuvend-arme/

 

VIDEO Skandal në Kuvend/ Ruçi largoi Gardën, Rama futi në sallë rojet e armatosura

Tensionet e ditës së sotmë në Kuvendin e Shqipërisë, e kanë frikësuar shumë Edi Ramën.

Pas protestës së opozitës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi Gardës së Republikës që të largohej, pasi nuk kishte asnjë rrezik.

Për më shumë/ https://www.syri.net/politike/152347/video-skandal-ne-kuvend-ruci-largoi-garden-rama-futi-ne-salle-rojet-e-armatosura/

 

Krimet e Rënda nisin hetimet për deputetin e PS-së, ja për çfarë akuzohet...

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin për kallëzimin e shtetases Irini Bua, sipas të cilës deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i ka përvetësuar pronën përmes tjetërsimit.

Për më shumë/ https://www.syri.net/kronike/152351/krimet-e-renda-nisin-hetimet-per-deputetin-e-ps-se-ja-per-cfare-akuzohet/

 

Zbulohet e vërteta e ekstradimit të Majollarit nga Suedia, shteti shqiptar mori përsipër se nuk i rrezikohej jeta

Lajmi i vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë është pasqyruar edhe nga mediat suedeze. 28-vjeçari kishte aplikuar për azil në Suedi, por kërkesa i ishte refuzuar. Pesë ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, ai u ekzekutua me armë poshtë pallatit ku banonte në zonën e ish-Kinostudios.

Për më shumë/ https://www.syri.net/kronike/152227/zbulohet-e-verteta-e-ekstradimit-te-majollarit-nga-suedia-shteti-shqiptar-mori-persiper-se-nuk-i-rrezikohej-jeta/

 

Në paraburgim 6 'gylenistët' e Kosovës

Gjykata turke ka caktuar masën e arrestit me paraburgim për gjashtë shtetasit turq të ekstraduar në mënyrë të fshehtë nga Kosova. Ata akuzohen nga drejtësia e Turqisë se janë pjesëtarë të organizatës së imamit Fetullah Gylen, i cili konsiderohet nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan si drejtues i një organizate terroriste.

Për më shumë/ https://www.syri.net/kosova/152368/ne-paraburgim-6-gylenistet-e-kosoves/

 

Po shkojmë drejt Lufës III Botërore? Kush do ta fitonte?

Bota po alarmohet nga tensionet e fundit midis Amerikës dhe Rusisë. Po të shtosh dhe ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut, mendimet shkojnë për një Luftë të Tretë Botërore. Por kush do të fitonte, po të ndodhte?

Për më shumë/ https://www.syri.net/bote/152491/po-shkojme-drejt-lufes-iii-boterore-kush-do-ta-fitonte/

 

Pas Championsit, surprizat ndodhin edhe në Europa League. Një shqiptar në gjysmëfinale

U luajtën edhe takimet e kthimit në Europa League, për fazën çerekfinale.

Salzburgu arriti një rezultat historik ndaj Lazios, teksa fitoi thellë 4-1 ndaj kryeqytetasve italianë në shtëpi, dhe me rezultat të përgjithshëm 6-5, u kualifikua për në gjysmëfinale.

Për më shumë/ https://www.syri.net/sport/152495/pas-championsit-surprizat-ndodhin-edhe-ne-europa-league-nje-shqiptar-ne-gjysmefinale/