Lajmi i fundit

Dyshohet për një varrezë masive në Zubin Potok

Fizikani nobelist përdor IA-në për të zgjidhur një problemë shumëvjeçare matematikor

Fizikani nobelist përdor IA-në për të zgjidhur një problemë shumëvjeçare matematikor

11:28, 28/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy fizikanë, mes tyre fituesi i Çmimit Nobel Giorgio Parisi, kanë përdorur inteligjencën artificiale gjenerative për të zgjidhur një problem matematikor që kishte mbetur i pazgjidhur për më shumë se një dekadë.

Studimi, i publikuar më 1 korrik, lidhet me një koncept të quajtur “bllokim”, që përshkruan kalimin e papritur nga një gjendje e lëngshme në një gjendje të ngurtë, por të çrregullt. Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar është të imagjinosh një tavolinë bilardoje: sa më shumë topa shtohen, aq më shumë mbushet hapësira, derisa nuk ka më vend dhe çdo top ngec në vend, kjo është gjendja e bllokuar.

Në një studim të vitit 2014, Parisi dhe Francesco Zamponi kishin përshkruar këtë fenomen dhe kishin gjetur numerikisht se dy parametra, a dhe b, gjithmonë plotësonin lidhjen a + b = 1. Megjithatë, ata nuk arritën kurrë ta provonin matematikisht këtë marrëdhënie.

Një fizikan tjetër, Matthieu Wyart, kishte arritur në të njëjtin përfundim me një qasje krejt tjetër, duke sugjeruar se duhej një shpjegim më i thellë fizik. Për vite me radhë, askush nuk arriti ta zgjidhte këtë mister.

Pas një dekade pa progres, Parisi vendosi të provojë inteligjencën artificiale Claude. Pasi modeli riprodhoi rezultatet e vjetra, ai u kërkua të shpjegonte pse a + b = 1. Sipas Zamponit, ideja kryesore që dha IA-ja ishte e saktë që në fillim, edhe pse kishte disa gabime të vogla.

Me rreth 40 udhëzime, studiuesit arritën në një zgjidhje të plotë dhe të publikueshme. Ata zbuluan se përgjigjja ishte e fshehur në vetë ekuacionet, pa pasur nevojë për supozime shtesë.

Ky rast tregon se IA-ja mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të vështira duke ofruar perspektiva të reja. Megjithatë, studiuesit theksojnë se roli i njeriut mbetet thelbësor, sidomos për idetë kryesore dhe interpretimin e rezultateve.

Tani, Zamponi po vazhdon të përdorë këtë qasje në probleme të tjera, duke e parë bashkëpunimin me IA-në si një mjet për të përshpejtuar punën dhe për të zbuluar ide të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco