Lajmi i fundit

TASK FORCE/ PS rrëzon interpelancën për 5 kërkesat e protestës, asnjë ndjesë për fyerjen ndaj UÇK-së

Tesla do të punësojë edhe 1,000 punonjës në fabrikën e vetme europiane, rritet kërkesa

Tesla do të punësojë edhe 1,000 punonjës në fabrikën e vetme europiane, rritet kërkesa

17:22, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tesla planifikon të punësojë edhe 1,000 punonjës shtesë për fabrikën e saj pranë Berlinit, njoftoi të enjten prodhuesi amerikan i automjeteve, teksa synon të rrisë prodhimin në të vetmen fabrikë që ka në Europë.

Tesla, në pronësi të manjatin amerikan të teknologjisë, Elon Musk, bëri të ditur se planifikon të rrisë prodhimin e automjeteve në fabrikën gjermane me 20%, në 7,500 njësi në javë duke nisur nga tetori, ose rreth 375,000 automjete në vit.

Vendet e reja të punës vijnë pas njoftimit për 1,000 punonjës të tjerë shtesë në prill, të cilët do të punësoheshin deri në fund të qershorit, me Teslën që argumentoi se kjo lidhej me rritjen e kërkesës.

Një zëdhënëse e Teslës i tha dpa-së se kompania ka rekrutuar deri tani rreth 700 punonjës nga ky grup, ndërsa procesi i punësimit pritet të përfundojë në korrik.

Sipas prodhuesit të automjeteve, nga korriku prodhimi do të rritet me një të pestën, duke arritur në 6,200 automjete në javë.

Tesla hapi fabrikën e saj të vetme europiane, të quajtur Berlin-Brandenburg Gigafactory, në mars 2022 dhe fillimisht synonte të prodhonte 500,000 automjete në vit.

Në afat të gjatë, Tesla planifikon ta rrisë prodhimin e automjeteve në 1,000,000 njësi në vit.

2,000 punësimet e reja të planifikuara do ta çonin numrin total të të punësuarve në prodhimin e automjeteve në fabrikën në qytetin Grünheide në 12,700.

Në maj, Tesla njoftoi gjithashtu planet për të rekrutuar më shumë se 1,500 punonjës të rinj për prodhimin e qelizave të baterive në Gjermani, pasi Musk kishte premtuar që në vitin 2020 se do ta kthente fabrikën e Grünheide në fabrikën më të madhe të baterive në botë.

Sipas planit, Tesla do të investojë pak më pak se 250 milionë dollarë për të krijuar kushtet për prodhimin vjetor të 18 gigavat-orëve qeliza baterish.

Edhe rekrutimi në këtë sektor është “në zhvillim të plotë”, tha zëdhënësja. “Na duhen shumë punonjës të kualifikuar këtu, prandaj procesi i rekrutimit po rezulton disi më i vështirë”, shtoi ajo.

Përveç 3,500 punësimeve të reja të planifikuara deri tani për këtë vit, rreth 500 punonjës me kontrata të përkohshme pritet gjithashtu të punësohen me kontrata të përhershme gjatë vitit.

Pas një rënieje të kërkesës vitin e kaluar, vetëm në maj u regjistruan 5,111 automjete Tesla në Gjermani, një rritje prej 332% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, sipas Autoritetit Federal të Transportit Rrugor./ DPA News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco