Levi Strauss&Co. ka prezantuar një sistem të ri të analizës bisedore që u lejon punonjësve të bëjnë pyetje mbi të dhënat e kompanisë në gjuhë të zakonshme dhe të marrin përgjigje të menjëhershme, të sakta dhe të sigurta. Sipas kompanisë, teknologjia do të ndryshojë mënyrën se si punonjësit ndërveprojnë me të dhënat dhe marrin vendime.
Sistemi është ndërtuar mbi platformën Looker të Google Clouddhe përdor teknologjinë Gemini. Ai u mundëson punonjësve të bëjnë pyetje njësoj si do t’ia bënin një kolegu. Për shembull, drejtuesit mund të kontrollojnë performancën e shitjeve në dyqane gjatë një periudhe të caktuar, ndërsa planifikuesit mund të kërkojnë informacion mbi inventarin sipas kategorive të produkteve.
Kompania tha se sistemi kupton terminologjinë e brendshme dhe kontekstin e biznesit, duke u dhënë akses të menjëhershëm në të dhëna edhe punonjësve pa përvojë të thellë analitike.
Në vitin 2024, kompania krijoi një platformë të brendshme të të dhënave dhe analizës, ku tani janë aktivë më shumë se 2200 punonjës. Ata kanë ndërtuar mbi 70 produkte të bazuara në të dhëna për sektorë si tregtia, planifikimi dhe operacionet e shitjes.
Sipas drejtuesve të kompanisë, infrastruktura e re ka përshpejtuar analizat, ka reduktuar fragmentimin e të dhënave dhe ka ndihmuar ekipet të marrin vendime më të shpejta. Vitin e kaluar, Microsoft bashkëpunoi me kompaninë për zhvillimin e platformave të inteligjencës artificiale që automatizojnë proceset e punës.
© SYRI.net