Një 20-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se hodhi një koktej molotov jashtë shtëpisë së drejtorit ekzekutiv të Open AI, Sam Altman, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale.
Ngjarja u regjistrua të premten në lagjen North Beach në San Francisco, ku i dyshuari hodhi mjetin ndezës drejt rezidencës së Altman. Sipas policisë, nga incidenti u shkaktua një zjarr i vogël në një portë të jashtme, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Autoritetet bënë të ditur se pas sulmit, i dyshuari u largua në këmbë nga vendngjarja. Rreth një orë më vonë, policia iu përgjigj një tjetër raportimi në zonën Mission Bay, ku ndodhet selia e OpenAI. Sipas raportimeve, i njëjti person po kërcënonte se do të digjte ndërtesën e kompanisë.
Policia e San Franciskos konfirmoi se i dyshuari është vënë në pranga dhe hetimet për motivet e ngjarjes janë në vijim.
View our latest statement regarding an incident that occurred early this morning at a North Beach residence. Officers have made an arrest, and no injuries were reported as a result of this incident. pic.twitter.com/t4DsF31uxh
— San Francisco Police (@SFPD) April 10, 2026
© SYRI.net