Kristale të vogla do të transformojnë dritaret në impiante diellore. Do të jenë transparente dhe do të arrijnë të thithin energji diellore pa ndryshuar aspak xhamat.
Duke u aplikuar në sipërfaqet e xhamave të dritareve, këto kristale arrijnë të spostojnë dritën e përthithur drejt anëve, ku do të instalohen qeliza fotovoltaike. Në eksperimente të kryera nga universiteti kinez Nanjing, këto kristale janë aplikuar në formatin e një sipërfaqeje shumë të hollë transparente, të ngjashme me plastikën në dritare, dhe kanë rezultuar efikase.
Kjo arritje është e rëndësishme pasi konsiderohet një hap përpara në integrimin e teknologjisë diellore në ndërtesat aktuale, pa ndikuar aspak në estetikën e tyre, duke i bërë autosuficiente energjikisht.
Por kjo teknologji mund të aplikohet edhe në serra, çka do të përmirësonte ndjeshëm shfrytëzimin e sipërfaqeve për konvertimin e energjisë së pastër në energji për konsum.
© SYRI.net