‘Kreu testet mjekësore me Realin’/ Reagon zyrtarisht Icardi: Ja e vërteta...

‘Kreu testet mjekësore me Realin’/ Reagon zyrtarisht Icardi: Ja e vërteta...

11:56, 09/01/2018

Pas lajmit se ka kryer “testet mjekësore me Realin”, menjëherë ka reaguar Mauro Icardi i cili ka përgënjeshtruar gjithçka.

“Mashtrim i bujshëm...Vetëm një mashtrim, asgjë më tepër”, theksoi sulmuesi argjentinas për “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Kujtojmë që lajmi për nënshkrimin e Icardit me Realin u bë publik nga “Daily Express” në Angli dhe “Diariogol” në Spanjë, të cilat raportonin se Florentino Perez pagoi klauzolën e lirimit të lojtarit me vlerë 110 milionë euro.

Icardi po kërkohet me ngulm nga Reali por ai është i vendosur për të qëndruar në ‘San Siro”.

/ Oldi Mele / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco