Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Serbia nuk do të ekzistojë, kur të vij unë kryeministër

Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Serbia nuk do të ekzistojë, kur të vij unë kryeministër

15:26, 25/05/2017
A+ Aa A-

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërcënuar Serbinë se nuk do të ekzistojë më si shtet brenda Kosovës kur ai të bëhet kryeministër.

 “Ne nuk kemi ndonjë projekt për problemet për Serbinë, por Serbia nuk do të ekzistojë më në Kosovë. Pra, shteti serb nuk do të ketë më rol në Kosovë”, është shprehur kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Deklarata e Haradinajt për Serbinë erdhi pasi kryeministri serb Vuçiç e paraqiti si problem për Serbinë zgjedhjen e Haradinajt kryeministër.

Kreu i AAK-së sot ka zhvilluar takime në disa fshatra të Pejës, nga ku edhe ka zbuluar përmendoren e dëshmorit Fetah Selca.

Ndryshe vendi shkon në zgjedhje më 11 qershor pasi Qeveria "Mustafa" u rrëzua nga Parlamenti përmes mocionit të iniciuar nga partia e Limajt.

Vendimtare për fatin e Qeverisë ishte edhe vota e partnerit të koalicionit PDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

veri gjakova26/05/2017 08:05

Serbine e ulin ne bythe deklaratat e forta, dhe jo ato qullace. Kosova tash ka prushin, zjarrin dhe flaken me veti, deti vjen pas.

fery25/05/2017 18:12

Qyshe se paskem ditur sa mik i madh i Ramushit te Kosoves , paska qene Vuciqi i Serbise ...???

Shto koment

Denonco