Emrat e liderëve kosovarë të dënuar me vdekje nga 'Syri i Popullit'

Emrat e liderëve kosovarë të dënuar me vdekje nga 'Syri i Popullit'

12:56, 21/03/2017
A+ Aa A-

Për organizatën “Syri i Popullit”, e cila ka marrë përsipër atentatin kundër avokatit Azem Vllasi, sigurisht keni dëgjuar. Por, ajo që ishte plotësisht sekret, ishte lista e personave që duheshin ekzekutuar.

Gazeta Fjala ka siguruar këtë listë me emrat e mbi 30 figurave publike në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, të etiketuar si “Tradhtarë”, që duhen ekzekutuar nga Lëvizja “Syri i Popullit”.

Në të gjenden emrat e politikanëve prej viteve të 80-ta, politikanë të qeverisë në ekzil dhe të fondit të 3 përqindëshit të përfshirë aty me arsyen “përfitues prej djersës së popullit në diasporë”, pastaj politikanët e Grupit të Unitetit 2005-2007, me arsyen se ishin “pranues të dokumentit antishqiptar të Ahtisaarit”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, Kryeparlamentari Kadri Veseli, e kreu i AKR-së Behgjet Pacolli janë vetëm disa nga personat që duheshin ekzekutuar.

Gjithashtu, në këtë listë gjenden edhe personat kyç që janë marrë me decentralizimin dhe enklavat serbe. Por, edhe politikanë të opozitës së tashme dhe njerëz të mediave e publicistë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco