Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Aksion si në filma në Kosovë. Hajduti shkelë tre policë dhe më pas plagoset nga policia

Aksion si në filma në Kosovë. Hajduti shkelë tre policë dhe më pas plagoset nga policia

13:24, 19/10/2017
A+ Aa A-

Sot rreth orës 03:00, policia ka marrë informacionin për një rast vjedhjeje në progres në rrugën “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania, në Prishtinë.

Me të marr informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në gjendje flagrante ka hasur në personin e dyshuar,  i cili në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor me shpejtësi është futur në automjetin Golf V ngjyrë e zezë, dhe në ikje e sipër nga vendi i ngjarjes i njëjti me automjetin në fjalë ka goditur tre zyrtarët policorë që kanë qenë në vendngjarje duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në të njëjtën kohë i dyshuari ka goditur – aksidentuar edhe automjetin policor duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Zyrtarët policor duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbenin një kërcënim të drejtpërdrejtë,  potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme.

Me këtë rast i dyshuari A. Sogojeva, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka marrë lëndime trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore në QKUK, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Zyrtarët policor të lënduar në këtë rast, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta  janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh.

Përveç operacionit të bastisjes i ndërmarrë sot përkitazi me rastin, policia në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë përkatës po kryejnë edhe veprimet e tjera të nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, thuhet në njoftimin e policisë. /lajmi.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco