Linda Basha, ose kryebankierja bashkëshorte e Kryeministrit me ‘3 mijë euro pasuri’

Linda Basha, ose kryebankierja bashkëshorte e Kryeministrit me ‘3 mijë euro pasuri’

18:47, 03/03/2017
A+ Aa A-

Që Linda Basha, është njeriu më i fuqishëm në Bankën Amerikane të Investimeve ose siç e njohim ne me konvencionin ABI Bank, kishe kohë që përflitej.

Por për herë të parë thashetheshmet ndryshe nga ato të para 2013 ku njerëzve pranë pushtetit më përpara i mveshej çdo lloj biznesi që bëhej në Shqipëri, më pas mbi ta krijohej një legjendë dhe më pas legjenda bëhej lajm në Top Channel me dëshmitarë fantazmagorik, sot kohë nuk janë njësoj. Sot edhe pse thashethemet janë edhe më monstruoze, vërtetimi i tyre me fakte e prova është e vetmja mënyrë që ato të kenë mundëinë të nxjerrin sadopak krye përballë opinionit publik.

Ky është rasti i informacionit më të fundit të publikuar sot na portali investigative BOLD News, që ka furnizuar për publikun prova sesi, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është sot në krye të bordit të një prej bankava më kameleone të historisë së bankave shqiptare. Kjo sepse ajo që dikur e nisi me emrin Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi, më pas u bë Banka Ndërtregtare (Shqipëri), akoma më pas u shndërruar në Emporiki Bank, më pas në Credit Agricole, dhe sot e gjithë ditën ABI Bank me në krye Linda Bashën.

Po ku qëndron problemi këtu do të pyeste, Brisi i Tatimeve?!... Së pari , dokumentet që disponon Boldnews.al tregojnë se pronarët indirekt të “ABI Bank”, janë regjistruar në një zonë Offshore në ishujt Cayman, parajsa fiskale të atyre që gjithmonë kanë për të fshehur shumë më shumë se një gjë në raport me biznesin e tyre dhe dëshirën e përbotshme për evazion fiskal dhe pastrim parash. E pra pikërisht këta pronarë që operojnë në parajsa fiskale, u mblodhën një ditë të bukur dhe vendosën që mes mijëra profesionistëve të bankingut në Shqipëri të zgjidhnin së pari si anëtare e bordi, e më pas në krye të saj, bashkëshorten e Kryeministrit të sapozgjedhur të Shqipërisë, ose njeriu që ne e njohim edhe me konvencionin Linda Basha-Rama.

Dhe që pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, një nga bizneset që mbyti ekranët proqeveritare me reklama të shumta ishte pikërisht ABI Bank. (besoj i mbani mend reklamat e panumërt me aktorin Gent Hazizi dhe shprehjen e famshme “sepse është ABI, është respekte”. Pjesa më e bukur e sqarimit të BOLD News është pjesa si më poshtë. Me ndryshimin e pronarëve dhe administratorit, banka tashmë me emrin Banka Amerikane e Investimeve SHA ndryshoi menjëherë politikat duke u futur agresivisht në treg. Bëri shumë reklama televizive e publicitet, ofroi norma të larta interesi për depozita kryesisht në lekë dhe ofroi kredi me interesa favorizuese për klientët.

Një vit më pas, kur drejtimi i ri i bankës ndryshoi tërësisht kursin e saj në treg, u mendua që pjesë të Këshillit Drejtues të ishte edhe bashkëshortja e Kryeministrit. Ky emërim erdhi pikërisht pak kohë pasi Banka e Shqipërisë ishte përfshirë në një skandal me vjedhjen e mbi 7 milion dollarëve dhe në krye të saj u emërua pasardhësi ish-Guvernatorit Fullani. Gent Sejko erdhi në detyrë më 5 shkurt të vitit 2015 si propozim i Presidentit të Republikës, por që u mbështet kryesisht nga LSI, pasi njihet si shok kursi në fakultetin e Ekonomisë me kryetarin aktual të Kuvendit, Ilir Meta dhe Olsi Ramën me të cilin kalon shumë kohë. Tashmë ai certifikoi edhe bashkëshorten e kryeministrit në Këshillin Drejtues të ABI Bank. E kush nuk do ta donte gruan e kryeministrit në drejtimin e biznesit të tij? Refuzimi do të vinte vetëm nëse ajo nuk ka marrëdhënie të mira me të shoqin. Sepse siç e thotë edhe reklama… Është ABI, është respekte… /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber04/03/2017 15:01

Material ka sa te dush per Linda Bashen, se sa pare ka e si i ka bo, por per kete rast nuk qendron asgje cfare thoni. Ajo eshte anetare bordi, dhe me cv-ne qe ka e meriton. Ka qene pedagoge e jashtme ne universitet qe nga 1995 mesonte per Politikat Monetare. Dua te them se nga ana profesionale e meriton per te qene anetare bordi. Edhe Drejtori Andi Ballta qe e ka vene nuk eshte se ka ndonje lidhje korruptive, plus ai nuk eshte njeri me komplekse. Andi Ballta ka nje kariere brilante ne ShBA (po ashtu edhe ne Shqiperi para se te largohej per Master), ne banka prestigjoze e me lidhje biznesmenesh te fuqishem ne amerike. Eshte po Andi qe si drejtues i Shoqates se Intelektualeve e Biznesmeneve Shqiptare ne Amerike i mundesoi edhe Sali Berishes te fliste ne nje mbledhje para anetareve te kesaj shoqate. Andi eshte krejt pa interesa ne politike. Asnjehere ne jeten e tij nuk ka qene pjese e asnje partie apo edhe shoqate politike. Prandaj mos hidhni fjale ne ere. Mjaft duke u munduar per te degraduar njerez kot. Ne fund te fundit si biznesmen, ne nje klime kaq te keqe per biznesin, nuk mund ti vesh faj se kerkon ta "kete mire" me qeverine, perkundrazi, te gjithe e dime sa harbute e brutale eshte qeveria me bisneset qe i bejne karshillek. Ju e dini se "po ta bene bene keta te partise....." . Hidhini nje sy ci bene Agon Channel e te tjera biznese.

koua03/03/2017 21:29

Nga 3mij euro i boni 200 miljon euro si i boni ???? Me magji sigurisht Ali baba me 40 hajdute eshte tani miljoner.

Respekte03/03/2017 21:23

ABI eshte respekte :). Linda Rama nuk eshte kryetare e bordit te ABI Bank por anetare e bordit. Kathryn Swyntek eshte kryetare e bordi. Anetare eshte gjithashtu Mark Crawford - qe eshte dhe president i dhomes amerikane te tregetise, Rezzo Schlauch - ish parlamentar Gjerman dhe Richard Lukaj, nje nga Shqiptaro Amerikanet me te suksesshem ne industrine bankare. Biografia e anetareve te bordit eshte informacion publik http://www.abi.al/wp-content/uploads/2016/10/BOD-MEMBERS-BIO-ALB.pdf

Daj Jaku03/03/2017 21:19

Kot nuk e duan për vete drejtësinë.Po Lu e Vllahinka ku i kanë lekët e Lindës dhe ortakut? Mendoni që 150 miljonët e Sorrës janë fara kungulli në krahasim me miljardat që i kthehen mbrapsht.Këta nuk janë thjesht banditë, janë përbindësha. Hajde e lëvizi vendit këta monstruozë. Vetëm Trump mundet t'ja dalë. Europa është në thes me këta "demokratë liberalë sorosianë". Shiko Vllahinkën e Mogerinin që nuk dijnë si ta justifikojnë korrupsionin e vilave,pak gjë.

vezhguesi03/03/2017 19:31

Abi po pastron parate e droges dhe koncensioneve. Mediat e majta si Newbomb e Anila Bashes kane ngritur pyetje qe nga v. 2015 Tani i kane pergjigjet.

kellira qe shkelqejne ne diell03/03/2017 19:16

lajm i mire eshte kur ky lajm transmetohet keq ne shqiperi,por saktesia e ketij lajmi eshte kulmi i te keqes.tamam si sudja me................... xhaferrin!japin dhe interesa te larta?.....hajde para me fajde ore! jep dhjete e merr nje.....i fundit merr....leshte e sudes.ja pra ku dolen dhe parate e vjedhura te shqiptareve.urime shoku K!

Shto koment

Denonco