Nesho në Syri.net: Lu e ka kaluar vijën e kuqe, ja pse nuk reagon politika jonë

Nesho në Syri.net: Lu e ka kaluar vijën e kuqe, ja pse nuk reagon politika jonë

18:24, 19/12/2017
A+ Aa A-

Për diplomatin Agim Nesho, ambasadori amerikan Donald Lu e ka kaluar vijën e kuqe. I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Nesho ka komentuar situatën aktuale mes politikës shqiptare dhe diplomatëve të huaj.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili se pse politikanët shqiptarë nuk reagojnë ndaj sjelljes së Lu-së, Nesho tha se politika jonë është inferiore.

‘SHBA janë lidershipi i rendit liberal. SHBA kërkojnë që në një vend aleat si Shqipëria të realizohen rerformat, të luftohet krimi i organizuar, korrupsioni dhe fenomenet negative që nuk e shtyjnë vendit drejt përsosjes së niveleve demokratike. Këtu kanë të drejtë dhe në shumë raste Lu ka hedhur teza, ka sensibiluzuar opinionin publik, por edhe ka heshtur, si në rastin e kanabizimit të Shqipërisë. Lu duhej të kishte folur në këtë rast, duhej të kishte reaguar. Sepse subjektiviteti i një ambasadori mund të çojë në perceptimin se kush është roli i SHBA? Kur një ambasador tejkalon vijën e kuqe diplomatike, në çdo vend të botës reagojnë institucionet, ministria e jashtme apo presidenti. Në Shqipëri kjo nuk ndodh, gjë që tregon shenja inferioritet. Në shumë raste institucionet duhej të reagonin. Pse nuk ndodhin situata të tilla me ambasadorin amerikan në Francë apo gjermani, pasi atje nuk e pranojnë edhe qytetarët rolin e inferioritetit. Veprime të tilla shkaktojnë reaksione të ndryshme. Një ambasador ka një mandat 3 vjeçar dhe shpesh ato marrin rolin e protagonistëve. Madje mund të bëhet edhe për të krijuar një imazh personal në lidhje me atë çka bëjnë. SHBA kanë informacione të plota mbi atë çfarë ndodh. Mos u habisni që të ndodhë që ata që duken si bashkëpunëtorët e tanishëm, të jenë nesër të akuzuarit e parë. Sepse gjithmonë ka një radhë të gjërave dhe kjo ka ndodhur në shumë vende’, deklaroi Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja19/12/2017 22:08

Mese e sakt Oni..opozita duhet te beje lufte per ta shporrur ate nga shqiperija.

Oni19/12/2017 18:50

Eshte me keq se amator, ai eshte i kapur dhe shantazhohet nga sherbimet e huaja. Po shet interesat kombetare dhe po ve ne rrezik egzistencen e shtetit shqiptar.

Shto koment

Denonco