Po vazhdove kështu Edi Rama, pas ca kohësh do jemi kombi më debil në Europë

Po vazhdove kështu Edi Rama, pas ca kohësh do jemi kombi më debil në Europë

Nga Artan Fuga - 10/10/2017

Merret vesh se zoti Kryeministër ka emëruar zëvendës ministër të arsimit, z. Ervin Demo!

Unë nuk kam absolutisht asgjë me personin në fjalë. Nuk e kam njohur në thelb dhe në punë nga afër, dhe nuk kam pasur mundësi të njoh librat që ka botuar, kërkimin shkencor që ka bërë dhe rezultatet e tij, ekipet shkencore që ka udhëhequr, idetë tij për arsimin dhe shkencën, etj.

Por, pse nuk e njoh unë këtë aspekt nga afër, kjo nuk do të thotë gjë fare!

Në të vërtetë, brenda shpirtit i uroj suksese në të mirë të arsimit!

Por, në emërimin e tij, pavarësisht atij vetë, ka një absurd!

Nuk më vete mendja, larg së këtejmi, që të jap gjykime për zgjedhjet e zëvendësministrave. Nuk kam pikë kompetence! Aq më shumë që hiq nja dy a tre prej tyre, askush nuk i mban mend më emrat e zëvendësministrave, ministrave, madje edhe zëvendëkryeministrave !

Ikin vijnë, vijnë ikin!

Ai, z. Demo, pra, ka qenë prej tetë vitesh zëvendës rektor i Universitetit të Tiranës dhe së fundi kryetar i bordit administrues të tij. Po, po, i atij universiteti që u degradua, u shpall më i keqi në të gjithë republikën e dijes, Shqipërinë, nga agjencia e akreditimit me emrin në formë mohore: ascal!

Tani njëra nga këto:

Ose z. Kryeministër nuk e ka marrë informacionin se çfarë ka gatuar ascali!

Ose në krye të universitetit të Tiranës dhe njësive të tij, edhe z. Ervin Demo, bashkë me ne të tjerët , ka dështuar, dhe ngrihet në karrierë dikush që nuk ka asnjë siguri të njohur si meritë se do ta nxjerri nga dështimi shkencën dhe arsimin shqiptar, përkundrazi është damkosur nga ascali si i dështuar!

Ose ascali, pranohet se ja ka futur kot dhe damka mbi universitetin e Tiranës është punë çili-minjsh dhe nuk ka lidhje me një matje të vërtetë të perfomancave universitare në Shqipëri!

Këtu, duke bërë këtë arsyetim conjonctif, sigurisht që përjashtoj krejtësisht që z. kryeministër të ketë dashur ta verë një të dështuar zëvendës ministër që ta dështojë edhe arsimin e lartë kombëtar në shkallë republike! Jo vetëm nuk e mendoj këtë asnjë sekondë, por edhe poqese e supozoj, ku të shkojë dështimi më shumë se kaq?

Ata që ka qenë dhe janë atje përpara z. Demo e kanë bërë perfekt këtë punë!

Ose logjika e Aristotelit nuk funksionon më në Shqipëri, dhe për rjedhojë absurdi është kthyer në gjendje logjike normale! Pra, vihet të drejtojë në ministri arsimin e lartë dhe shkencën pikërisht dikush që zyrtarisht konsiderohet se ka drejtuar një institucion shkencor dhe universitar të dështuar!

Por, sidoqë të jetë, me a-ristotel apo me as-ristotel, unë kam një lutje për z. Kryeministër, duke thërritur nga cepi im nën diell se, budallenjtë dhe çiliminjtë po e marrin në qafë arsimin, kam prova të plota për këtë, dhe të gjitha do të harrohen pas dyqind vjetësh, ascali, paskali, kanabisi, zëvendësministri, gjithçka, por gropa në mendjen e kombit do të vazhdojë për inerci edhe nja dyqind vjet të tjera!

Vini dorën ku duhet z. Edi Rama sepse do të jemi pas ca kohësh kombi më debil në Europë, në mos jemi duke u bërë! Dhe kjo atëhere do të mbahet mend, veç nëse atëhere si komb do të kemi humbur jo vetëm mendjen, por edhe kujtesën!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku11/10/2017 07:27

Debilët i intetesojnë kryedebilit për të përjetsuar sundimin e tij si kryemonist. Përjashto ideollogjinë, arsimi ynë ka bërë hapa gjigandë mbrapa krahasuar me kohën e enverdullës, kjo kryesisht në saje të Çili-minjve & CO që arsimin konsiderojnë tregëti dhe jo misionin më të madh në shërbim të njerëzimit. Prandaj Çilrat minj qenefesh harrohen ende sa janë gjallë ndërsa Aristoteli jeton pa hapësirë e kohë, në infinit omnipresent.

beni10/10/2017 18:31

Vertet qe zor se gjen me popull debil ne europe.
E tregojne faktet, nuk ka nese vazhdon keshtu e ashtu, eshte fakt i kryer!

Pedagogu Tirane10/10/2017 17:39

Persh., Profesor, ky zoteria Demo eshte kokrra e injorantit dhe e te paaftit. Titullin prof. as., e ka marre nga ish-Rektori Kule dhe nuk ka asnje botim shkencor si autor i vetem. Te gjitha publikimet i ka nxjerre si autor i dyte apo i trete duke u kerkuar ndere autoreve te vertete te artikujve. Eshte turpi i Ekonomikut. Ky shkon dhe e ben Zv. Minister ...

krasasi tp10/10/2017 16:19

Besim,besim dhe vetem besim.Relaks,relaks, relaks na keshillon z.Bajko.Nipcja zv/ minister mund te arrij te njejtin "sukses" qe arriti daja i ndjeri F.Pone, me hartimin e regjistrit kombetar te gjendjes civile."Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare".

anonimys10/10/2017 14:55

Prof pershendetje per kurajon qe ke per t'i thene gjerat sic jane. Dora i ish rektorit te UT duhet te vazhdoje te ndihet akoma, por tani ne nivel Ministrie. Ky shtet ka marre fund qe kur promovon njerez te ketij formati.Por ky eshte miku i Gjylametit dhe ka bere fushate me studentet per PS. Natyrisht qe duhet shperblyer. Ne kohen e z. Berisha luante me karten qe ishte nipi i te ndrierit Ferdinand Pone.

Shto koment