Të shkërbesh Trumpin

Të shkërbesh Trumpin

Nga Enton Abilekaj - 27/03/2017

Interpretimi që Top Channel i bëri qëndrimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, rihapi lojën e preferuar të partive. E preferuar se nuk ka shpallje fituesi nga arbitri ndërkombëtar, nuk ka finish, nuk ka kupë.

Palët dalin të kënaqura, ndërsa publiku nuk kupton asgjë. Kështu edhe këtë herë. Lulzim Basha u kthye në Tiranë pas një vizite që nuk kaloi nga Departamenti i Shtetit apo Shtëpia e Bardhë. Në Capitol Hill ka vërtet njerëz të rëndësishëm që mund të ta japin një mesazh të mirë me vete, por jo më shumë se kaq. Rama, i trembur nga çfarë ka katranosur në SHBA, kapet në panik, kërkon konfirmim.

Mundohet të përdorë Ambasadën, por nuk ia arrin dhe detyrohet të përdorë mediat e veta për të interpretuar qëndrimet e Ambasadës. Në fakt Ambasada nuk kishte lëshuar asnjë presje ndryshe nga qëndrimi i ambasadorit Lu në prononcimin e parë për protestën. Eshtë një qëndrim që përfaqëson, jo vetëm SHBA-në, por shumicën dërrmuese të shqiptarëve jopartiakë.

Ashtu si SHBA, shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështesin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimin e politikës dhe institucioneve dhe luftën kundër kanabisit. Këto qëndrime duken sikur janë të Çadrës së PD-së dhe shqetësuese për PS-në, por raporti përmbyset në pjesën e dytë, ku theksohet se bojkoti i Parlamentit ka sjellë bllokimin e reformës në Drejtësi që është prioritet për SHBA dhe për shumicën jopartiake të shqiptarëve.

Rama ka preferuar të publikojë në murin e tij titullin abuziv për qëndrimin e Ambasadës, një tentativë e rrezikshme për tjetërsimin e qëndrimit të ndërkombëtarëve, që ngjan me censurimin që i bëri deklaratës së Merkel.

Deklarata mbështet hapur 3 shqetësimet kryesore të opozitës dhe ndahet me të vetëm tek rruga që ka zgjedhur opozita, ndahet tek qëndrimi mosbesues i opozitës ndaj Reformës në Drejtësi. Qartësisht, e ka thënë dhe më parë, nuk e mbështet bojkotin e parlamentit dhe bllokimin e Reformës. Zyra e shtypit e Ramës nuk mund të shkërbejë zërat zyrtarë të Uashingtonit dhe as ata të Rrugës së Elbasanit.

 Në 4 çështjet që Çadra ndihmoi të evidentohen si prioritare, Kryeministri është i detyruar të japë llogari për 3 prej tyre. Duhet të japë garanci që nuk do të blejë votat masivisht, si ka bërë në të gjitha zgjedhjet që ka organizuar. Që policia nuk do të jetë palë, nuk do bëjë sondazhe parazgjedhore dhe as do të kërkojë votën me të gjitha mënyrat.

Në vazhdim duhet të shpjegojë pse e bllokon dekriminalizimin, pse i shpëton të inkriminuarit e tij me truket e Denarit, duke e diskretituar KQZ-në ende pa filluar zgjedhjet, pse i maskon të inkriminuarit me fytyrat e familjarëve në publik? Në vazhdim duhet të japë shpjegime për deklaratat kontraverse për kanabisin dhe për faktet e frikshme që dalin nëpër mediat prestigjioze ndërkombëtare, tani që mediat shqiptare kontrollohen prej tij.

Konferenca e shtypit me përfaqësuesit e policisë kufitare italiane, kur doli shifra 99.8 për qind e asgjësimit të kanabisit, ishte një tentativë e dështuar e qeverisë për të keqpërdorur ndërkombëtarët. Sot i përgënjeshtroi vetë të keqpërdorurit, pasi ishin përgënjeshtruar çdo ditë prej sasive të mëdha që kapeshin në Itali, sot e pranoi që kanabisi pushtoi vendin dhe premtoi se kjo do të zgjasë deri në shtator.

Mediat e Ramës nuk mund të shkërbejnë 3 kërkesat e para. Ato mund të shkërbejnë vetëm pikën ku ndërkombëtaret ndahen me Bashën. Atë ku Bashës i duhet të shpjegojë se ç’dëmi i bën protestës votimi i ligjit të Vettingut dhe caktimi i anëtarëve të komisioneve parlamentare.

Këto janë shqetësimet e ndërkombëtarëve dhe paqartësitë e shqiptarëve.

Nëse mediat zyrtare nuk do të shërbenin për tjetërsimin e deklaratave në varësi të interesave partiake dhe do të merrnin anën e publikut, Rama e Basha nuk do të fshiheshin pas përkthimeve, interpretimeve apo abuzimeve me deklaratat, por do të gjendeshin përballë presionit për të mbajtur qëndrime të qarta dhe do të detyroheshin t' i jepnin fund kësaj loje të turpshme që po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme.

Një lojë që zgjat krizën dhe minimizon besimin tek zgjedhjet që po afrojnë, një lojë me deklarata dhe me fotografi që ka vetëm efekte negative në 25 vitet e fundit. Shpërdorimi i mediave mund të përmirësojë vetëm humorin e një dite, jo qëndrimin konstant të ndërkombëtarëve.

Shënim i redaksisë: “Shkërbim” është imitimi i zërit dhe i fjalëve të një personi tjetër 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kola28/03/2017 15:32

A më thoni shokë komunistë sa kriminelë të zgjedhur nga shoku Rama, u flakën jashtë Kuvendit ?
Për ç'vlera ishin në Kuvend?

Kola28/03/2017 15:32

A më thoni shokë komunistë sa kriminelë të zgjedhur nga shoku Rama, u flakën jashtë Kuvendit ?
Për ç'vlera ishin në Kuvend?

mimi28/03/2017 13:03

Pse ju genjen mendja dhe lodhni kete popull se qeveria teknike realizon zgjedhje te ndershme. Zgjedhjet e ndershme behen me vullnet qe te dy palet se kane,me ligj dhe me vezhgues nderkombetare. Boll ju gazetare se po beheni me paloca se politikanet qe mbroni

Labi 228/03/2017 12:01

Ore palo gazetar!A I ke syte dhe veshet?Komuniteti nderkombetar ka vite rresht qe thote se lufta politike behet ne institucione dhe jo ne rruge dhe ju aludoni si gazetaruce qe jeni.A nuk e kuptoni se loja e lulkes eshte qe t,i shpetoje vetongut se bashku me shpuren e vet o gazetare leshi?

Genc27/03/2017 19:52

Perfundimisht Edi Rama e meriton te jet kryeminister perseri sepse perball tij eshte Lulzim Basha, nje njeri i pa'afte dhe genjeshtar, nje njeri qe ne periudhen qe drejtoi bashkin e Tiranes tregoi qarte pa'aftesin e tij drejtuese edhe pse kishte mbeshtetjen nga qeverisja e djathte. Do ishte nje popull budalla te votonte nje njeri si Lulzim Basha me nje historik te deshtuar.

mario 27/03/2017 19:17

bojkoti demton vendin- thone keta plerat .po droga ,kriminelet e qeverise dhe parlamentit po korrupsioni.keto nuk e demtojne sepse si duket mbushin xhepat e tyre .po ky mbas asaj qe peshtyu dhe lepiu nuk duhej te kishte me kurajon qe te dilte ne ekran prape ,por si duket e mori doren e dyte nga edvin shullazi.hajde te diskutojme thote e ta vendosim me kete qeveri kusaresh e kriminelesh .jo more borchard i koorruptuari jo .sebashku me edvin shullazin po u vjen fundi dhe ju hajduteve.

roshi27/03/2017 17:27

duhet te jesh idiot i lindur ose kriminel me pushtet te thuash qe po na vonon vetingu per tu bere kandidat,zgjedhjet e lira e te ndershme eshte prioritare,te gjithe te tjerat presin,dhe duhet te presin per nje parlament tjeter te painkriminuar dhe i dalur nga keto zgjedhje te lira e te ndershme te organizuara vetem nga nje qeveri teknike!

Shto koment

Denonco