Si të arrijmë ta kuptojmë Kryeministrin, dhe ç'na ka rënë mbi krye?

Si të arrijmë ta kuptojmë Kryeministrin, dhe ç'na ka rënë mbi krye?

Nga Dritan Shano - 21/03/2017

I gjithë populli shqiptar është sot i çoroditur. Ca e thonë hapur, ca të tjerë për shkak se e kuptojnë politikën si hakmarrje dhe jo si qeverisje, nuk e thonë me gojë. Të gjithë ne kujtuam se në 2013 u votua një qeveri, por po shohim se mbi krye në vend të një qeverie kemi Juntën e Rilindjes.

Por, kohët e fundit çoroditja është bërë akoma edhe më e madhe mes anëtarëve të vetë juntës. Të gjithë ata nuk i zë më rehati. Asnjë ministër i qeverisë nuk e di a do jetë ministër deri në fund të ditës. Për shembull, edhe pse janë shkarkuar prej 10 ditës, kur i sheh Çuçin dhe Klosin në rrugë, ata ende kanë një shprehje të habitur në fytyrë. Edhe Tahiri me Beqen, por këta të dy nuk e japin veten kollaj. Të gjithë këta, nuk i kuptojnë pse-të e veprimeve të shefit të tyre. Aq më pak t’i japin shpjegim.

Nga ana tjetër, tashmë është krijuar një tjetër ide bindëse dhe çdo rilindar, deputet apo drejtor që ka dalë një herë fotografi me Kryeministrin mendon se mund ta lajmërojnë me sms se është bërë ministër. Të gjithë këta, ka dhjetë ditë që nuk ja shqisin më sytë telefonit. Askush prej tyre nuk arrin më ta kuptojë, parashikojë apo të ketë një marrëdhënie normale, të kuptueshme e të shpjegueshme me Kryeministrin.

Për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve, votuesve dhe të votuarve, analistëve dhe opinionistëve të ndershëm apo rrogëtarë, që të çlirohen nga çdo habi dhe ankth, dhe të rrisin nivelin e kuptueshmërisë mbi veprimet e tij, po i sugjeroj të lexojnë dy libra – të vegjël, të shpejtë dhe sidomos shkencorë.

Njësoj siç këta libra kanë ndihmuar miliona njerëz të kuptojnë, për shembull, pretendimin e një personi nga çmendina e Pragës që thoshte se brenda rruzullit të tokës, është një rruzull tjetër edhe më i madh se i pari, edhe unë jam i sigurt se pas leximit të këtyre dy librave çudibërës – gjithsej 167 faqe – i gjithë populli, por sidomos bashkëpunëtorët e çoroditur, do jenë në gjëndje ta kuptojnë sadopak Kryeministrin.

Nën të njëjtën optikë, në faqet e këtyre dy librave, me gjasë mund të gjeni edhe shpjegime të tjera të vlefshme, sipas interesit tuaj personal.

Për shembull mund të kuptoni se si është rritur ekonomia shqiptare dhe ka mundësuar punësimin e 300.000 shqiptarëve?! Sesi kur qeveria rrit borxhin, ai në fakt ulet?! Se si konçesionet nuk paguhen nga xhepi i qytetarit por nga buxheti i shtetit?! Se si vendi i mbjellë anë e mbanë me kanabis është kaq shumë tërheqës për investitorët e huaj edhe pse 200.000 shqiptarë dhe 800 milionë euro kapitale kanë ikur nga sytë këmbët prej këndej?! Pse, për shembull, sukseset e kësaj Junte janë ato më të mëdhajat, më të bukurat, më të shndritshmet, më historiket, më.., më...?! E të tjera, e të tjera…

Lexim të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber22/03/2017 05:26

Shume percellues.

Muzapopullore21/03/2017 17:58

Shano mos shkruaj me kaq finese se sociopati e merr per bonus. Te biem dakord qe eshte kryeminstri "me i mire" qe mund te blihet me klering. Klering me kandar. Kandar otoman analog.

selim rroshi21/03/2017 12:55

Shteti shqiptar fillon nga burgjet aty behet politika e shtetit dhe zbatohet nga qeveria. Kriminelet bejne poltiken ne shqiperi dhe kjo junte seshte gje tjeter pervecse krim i gjalle qe kerkon te sundoje permes terrorit, terror per catite e shpive, terror per taksat, terror policia rrugeve terror taksidari ambientisti zyra punes etj etj. Me keta mbeshtetet qeveria e juntes.

Shto koment

Denonco