Pse u konsumove kaq shpejt o Ed Rama!

Pse u konsumove kaq shpejt o Ed Rama!

Nga Artur Zheji - 18/02/2017

Isha një nga ata gazetarë që mendoja se Edi Rama kryeministër, do të dinte të bënte gjëra të bukura, të rëndësishme dhe alternative në shëndet të Shqipërisë. Si një person i kulturuar, ambicioz dhe shumë i shpërblyer nga jeta, që ai ishte dhe është. Sepse ka rëndësi kur je i shpërblyer nga jeta, 3 herë kryetar bashkie i Tiranës.

Kryetar i Partisë më të madhe të Shqipërisë. Aspak i varfër, aspak i refuzuar dhe shumë, po shumë i përkëdhelur nga jeta dhe sidomos nga shqiptarët, qofshin poshtë dhe qofshin lartë në shtresat shoqërore.

Ju dha mundësia e rrallë në vitin 2013, që të ishte në krye të një Super Shumicë qeverisëse, me numrat dhe mundësitë për të bërë Reforma të Vërteta për Shqipërinë që e përkëdheli me kaq poste, me kaq luks dhe me kaq besim të tepruar.

Praktikisht ai, mbas Sali Berishës ka patur më shumë ofiqe dhe pushtet, më shumë se askush tjetër. Ministër Kulture, 3 herë Kryetar i bashkisë së Tiranës, Lider i opozitës, Kryeministër.

Mirëpo gjithë këto shanse, gjithë këto pushtete dhe mundësira, nuk i mjaftuan për të qenë një burrë shteti modest, për tu shndërruar në një pikë referimi të një Poli Pozitiv. Për ti vënë fre abuzimeve dhe teprimeve, për të ndihmuar këtë popull që të bëjë një hop të Ri, edhe për të bërë një Shtet modern, për të goditur korrupsionin dhe zullumet dhe për të hapur horizonte të reja dhe perspektiva të reja, që shqiptarët meritojnë.

Por Rama, u mbyll në qerthullin e një Kupole të Fortësh dhe super të pasurish.

Ai u bë praktikisht Kryeministri i të pasurve dhe një përbuzës i popullit të vet të varfër, provincial e të pashkolluar, hera herës hileqar dhe të pa bythë, por sidoqoftë Populli yt mor derëziu kryeministër i Oligarkëve, të pajisur vetëm me talentin e madh për të vjedhur dhe grabitur dhe kaq!

U bëre Prijësi dhe Skllavi i këtyre Oligarkëve dhe shpërndave Koncesione e para, duke futur dorën pa teklif në xhepat e të gjithëve, si të ishin xhepat e tu dhe jo xhepat e këtij populli që ti, dukshëm nuk e do, përveç rasteve kur bën teatër të keq përpara kamerave televizive.

Dhe u konsumove kaq shpejt, duke bërë pazare dhe duke blerë biznesmenët e ish Pushtetit dhe duke fryrë në para shërbëtorët e tu, saqë sot, Sheshet e Tiranës u mbushën me Opozitarë, të prirë nga PD, një parti që ende nuk ka bërë një katharsis të vërtetë të mëkateve të saja, por që mëkatet e tua dhe mëkatarët që ke mbledhur në stanin tënd komandues e që të kanë zgjedhur KryeÇoban, e shndërruan sot në një alternativë politike të besueshme.

Sepse gënjeshtrat e tua të talentuara nga ana letrare dhe frazeologjike, nuk e mbulojnë dot, me magjinë e batutave, vargun e pafund të Dështimeve të tua dhe sidomos përdorimin e shëmtuar të një Peshoreje të Dyfishtë, një Peshore të ashpër për të Varfërit dhe të Dobëtit dhe një tjetër Peshore pazaresh ndaj të Fortëve.

Burgose në emër të Shtetit dhe Shtetformimit të rremë, fukarenj që nuk paguan apo vodhën energjinë dhe evaduan ca pak lekë dhe miliona eurot që ua mblodhe popullit me kamxhik, burg dhe policë, ja dhurove në pjatanca argjendi si një servil pa personalitet, Oligarkëve të vjetër e të rinj, që rekrutove në shpurën tënde.

Këtë mekanizëm nuk e fshehe dot! Dhe kjo e përmbyti sot Tiranën me njerëz të revoltuar, që ndoqën pas, përsëri Partinë Demokratike, që ti e rilinde me super zullumet e tua.

Ata janë sot në Tiranë, për të të hequr nga pushteti dhe për të të vënë në skrivaninë kryeministrore, faturën e kripur të mëkateve të tua që duhet të paguash, o kryeministër dritëshkurtër, egoist dhe në fund të fundit, fare mendjelehtë dhe fluturak, për të mos thënë diçka më të kripur.

Tani mblidhi të fortët dhe bazhibozukët që bëre me super para dhe kërkoju ndihmë, nëse nuk ju ke marrë pjesën. Por sidoqë të jetë edhe ata, kur shohin popullin në rrugë, të lenë shëndenë të parët.

Po se çdo të ndodhë me ty, nuk është më puna ime.

/360grade.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Komentuesi20/02/2017 19:59

Ka te drejte zheji . Ato qe thote.
E konsumoi veten shum shpejt .
Ne fillim kur erdhi ne qeveri i tha ministrave te tij qe mos ja hapni tel deputeteve per asnje pune dhe ministrat e tij kete donin e kthyen si ciflig saqe edhe drejtoret nuk mbaronin pune prr partit e tyre . Nik po themi qe te hiqte demokratet nga puna por po flasim per vendet e lira qe hapeshin nga dalja e njerezeve ne pension dhe shtesa as keta nuk i mernin parasysh drejtor qe nuk pyesin per ministrat e tyre . Dhe ministra qe kan qene ne pune dhe me shum influence ne ps pa pyetur nje here pa e hequr nga puna e heq. Ku fo te shkoj ky .
E po un qe po shkruaj kam qene nje njeri qe kisha shume shprese nga rama saqe kemi ndenjur para grykes se armeve ne kutit e votimit per ti mbrojtur votat dhe si rezultat ca mora njerezit qe un i kerkova votat i hoqen nga puna se nuk pyesin ministrat per parti se i ka thene kryeministri mos i pysni deputetet . Se me ke do ti mbaj zgjedhjet ky nuk e di .
Dhe keshtuka te drejt zheji kur thot u konsumu shum shpejt sepse ky konsumim duhej te fillonte mandatin e dyte te pakten . E kane mbushur zyrat me drejtore dhe keshilltare nga 22 vjec .

Komentuesi20/02/2017 19:56

Vasil Avniu, amri-Vlore20/02/2017 14:38

Qeveria e Rames i ngjan qeverise se Esat Pashes. Anti shqiptarizmi i tij i njgjan antishqiptarizmit te Princ Vidit.
Po pyes kete popull fukara e te shtypur: Amund ta duroni me Edi Ramen? Per 4 vjet Kryeminister ka arrestuar me ndihmen e Metes 45.000 te varfer vetem per nje llamp qe s`kan patur pune e leke per ta paguar. A mund ta duroni me Edi Ramen?Po qindra e mira te tjere pa pune si jetojne ne Shqiperi? Amund ta durojne me Edi Ramen? Po qindra e mijra qe jane dergjur rruve te Europes dhe nuk dihet as fati as jeta e tyre, amund ta durojne me Edi Ramen?

O popull shqiptar...! A kani rritur te tjere Avni (j) e Vasil (a) per te qene ballperball me kete Kryeminister anti kombetar e anti shqiptar? Besoj qe keni me shumice! Apo studiojn Hotelin ku do "fleje", Europe, Azi, Amerike, Australi apo ne akullnajat e Antartikes. Ku do qe te shkoj nuk ka vend. E vetmja shprese e tij eshte te dorzohet dhe t`u kerkoj falje shqiptarve, duke dhene ne fillim doreheqjen, dhe t`i ulet ne gjunje keti populli heroik, qe ska pyet per pushtues jo me per gomarin e tij qe i rriti veshet dhe e beri Kryeminister!

protestuesi19/02/2017 21:56

Si gjithmone, pena e Zheajve shkelqen. Kete pamflet duhet ta kishe lexuar dje para atyre aindramijerave qe protestonin. Megjithate protesta vazhdon. Pjesmarrja dhe fjala e intelektualeve.te vertete ka peshe. Sidomos kur behet fjale per te hequr qafe nje qeveri oligarkesh qe po e shkelin me kembe nje popull te tere.

protestuesi19/02/2017 20:24

Fan Noli19/02/2017 09:39

Ngrihuni e bjeruni,korrini e shtypini,katundar e punetor,qe nga Shkodra gjer ne Vlore.

Eno19/02/2017 09:30

Z. Zheji të lutem, shko tani dhe pyete z. Lulzim Basha: nëse vjen në qeverisje do ta finalizojë detin për Greqinë? Vetem kjo na ndan edhe me Ty.

Arturi19/02/2017 08:11

e ke mare kestin e radhes bashk me nikoll lesin ,e fari balliun.keni dite qe ishit pregatigur per kete .tani eshte koha per sulem ndaj atij qe nuk u dha asnje lek.percudi qe nuk e zini ne goj aleatin tjeter te qeveris

Xhirela19/02/2017 04:58

Te ardhi fundi o Edvin Rama. Popullin e mashtrove.Tani qe te erdhi fundi perseri kerkon ta mashtrosh.Por ky popull nuk eshte budalla.T tille je ti.

Arber19/02/2017 03:25

Zheji e "kompania e analisteve" e kane humbur te drejten te na bejne analiza. Jane ata qe sollen Berishen, e Ramen. Jane ca zgjyra qe afrojne turirin para trastes me tagji qe u afrohet, kaq. Njerez pa integritet, langaraqe.

...19/02/2017 01:31

i vonuar si ngahera Artur por e ke shkruar shume bukur

Mirgeni19/02/2017 00:31

O Deniso qenke fumorist I modhe plako... Na gajase

Mirgeni19/02/2017 00:30

O Dasho qenke fumorist I modhe plako... Na gajase

I deleguari18/02/2017 23:36

Ulu se te pane o Artur Zheji ! Sebepi qe Shqipetaret sot kane mbi krye nje pacavure shume e shume me te ndyre nga sa e pershkruan , jeni edhe Ju zoti Zheji se bashku me shpuren e lesh analisteve plehra si Ljuba,Bushati,Mut Nano,Baton Haxhiu,Mjero Baze,Nazarkot ,Minxhozi,Babaramo, Cipa te cilet, 4 vjet me pare ja shitet popullit Edi Ramen ,si te rene prej qielli,( ashtu sic e pranon edhe vete sot). Keshtuqe kerkoni nje here ndjese te thelle e te vertete ketij populli ,qe te keni surrat "t'i jepni mend" edhe pasketaj !

I deleguari18/02/2017 23:33

bolja18/02/2017 22:59

Une te falenderoj shume per gjithcka shkruani. Kam vetem nje vrejtje sot do kisha shume deshire qe kete qe kini shkruajtur sot ta kishit lexuar para turmes para mijra njerezish. Sa shume do kishte ndikuar kjo. Prape ju them fjala Juan ka peshe si intelektualet I niveli te larte

denisi 18/02/2017 22:20

Edi Rama eshte Kryeministri me i mire qe ka pas Shqiperia keto 25 vite.

qytetari takasapagues18/02/2017 21:16

Kryeministri yne pa e marr postin ishte i konsumuar. Legjendat urbane tregonin per miliona Euro qe iu mori ndertuesve kur jepte lejet per kullat qe mbushen Tiranen. Lagja ku banojme te dy eshte bere e pajetueshme, medemek Tirana e Re, prane parkut dhe liqenit. Lali Eri po ze dhe ato pak copa truall qe kane mbetur afer karburantit apo tek Fakulteti Juridik. Ne fakt Zheji ne v. 2013 u zevendesuan hajdutet e LSI & PD me super hajdutet profesioniste te PS, me banden qe per 16 vjet e kishte rrjepur Tiranen dhe Shqiperine. Keta vodhen me privatizimin, vodlen me tenderave, vodhen tokat dhe trojet dhe ne fund vodhen taksat tona. Koncensionet paguhen nga ne. Edi Rama dhe shpura e tij duhet "djegur ne turren e druve", por duhen mbyllur kufijte se te gjithe do kerkojne shtigje si minjte kur te permbysen

Shto koment

Denonco