Nga SYRI.net - 13:14, 13/01/2017
Teksa ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki u ankua dy ditë më parë se Tirana po ndërhyn në mënyrë të pahijshme në përcaktimin e fatit politik të vendit të tij, shumë shqiptarë nxituan ta përçmojnë atë.
Arritja e një marrëveshjeje midis faktorit politik shqiptar të Maqedonisë për vendosjen e disa kushteve që synonin përmirësim të pozitës shqiptare, po shërben këto ditë si një arsye e mirë për të mbyllur sytë ndaj detajeve të cilat mund të bëjnë diferencën në këtë histori të ndërlikuar dhe të cilat mund të rezultojnë fatale për shqiptarët.
Por çfarë po ndodh realisht? A po mundohet qeveria e Edi Ramës të përdorë shqiptarët e Maqedonisë për të imponuar një kurs politik në Shkup që i volit atij personalisht dhe linjës sorosiane që ai përfaqëson? A po mundohet ai që kauzën kombëtare ta përdorë si një pretekst për të avancuar axhendën e tij? Një axhendë kjo, e sundimit autokratik në një rajon të populluar nga udhëheqës antipopullorë dhe zbatues të politikave shkretuese neoliberale si ato që kanë rrënuar aktualisht ekonominë në Shqipëri dhe Kosovë?
Që Rama nuk ka ndenjur duarkryq për të pritur cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni për t’u munduar të ndihmojë më pas shqiptarët të përfitojnë nga situata, kjo është një e vërtetë që kabineti i tij më kot mundohet ta fshehë. Rama dhe njerëz pranë tij kanë qenë intensivisht të investuar në Maqedoni në ndihmë të partisë së Zoran Zajevit dhe jo pa rezultat.
Burimet nga Maqedonia thonë se herë pas herë emisarë të Ramës kanë ndërmarrë inkursione në Shkup me qëllimin e krijimit të besimit tek shqiptarët atje se vota për Zajevin mirëpritet nga Tirana. Rezultati, ishte devijimi i mbi 60 mijë votuesve shqiptarë nga partitë e tyre etnike, drejt depozitës elektorale të LSDM-së së Zajevit. Nëse me këto vota në partitë shqiptare do të zgjidheshin edhe 8-9 deputetë shtesë shqiptarë, në partinë e Zajevit këto vota shkuan për të zgjedhur deputetë sllavë të cilët sot janë kundër marrëveshjes së partive shqiptare që Rama thotë se është vepër e tij.
Persona si Joleza Koka, në atë kohë kryetare e Forumit Rinor të PS si dhe Taulant Balla, mësohet se kanë qenë vazhdimisht të përfshirë në këtë operacion që rezultoi fatal për shqiptarët me zgjedhjet e sivjetshme.
Por jo vetëm kaq. Sipas medias maqedonase, edhe Delina Fico, një personazh i botës së Sorosit në Tiranë, ish-bashkëshorte e Ramës, njeri i afërt i tij dhe aktualisht bashkëshorte e një tjetër ministri të Ramës, ka zhvendosur zyrën dhe epiqendrën e veprimtarisë së saj nga Tirana në Shkup. Pikëpyetjet janë të mëdha, nëse mbahet parasysh se edhe vetë Zajevi, i preferuari i Ramës në politikën e Shkupit vjen pas një prapavije të mbështetjes nga rrjeti i SOROS, tepër të fortë në të kaluarën.
Taktika pra është e qartë: hiq vota nga partitë shqiptare, jepjua ato partisë maqedonase që i përket familjes tënde sorosiane, më pas shtiru sikur je pro shqiptarëve duke inskenuar teatrin ku partitë shqiptarë të dobësuara prej teje i vënë kushte partisë sorosiane që u shëndosh me bekimin tënd.
A i duhet zënë besë një dredhie si kjo e Ramës vëlla të Zajevit që sponsorizon kushtet e shqiptarëve ndaj Zajevit? Zgjidhja e kësaj dileme u takon vetë shqiptarëve të Maqedonisë të cilët sot ndodhen të tallur dhe të nëpërkëmbur nga ai që duhej t’i mbronte dhe fliste në emër të tyre.
SYRI.net
© SYRI.net
perca e sundo ky eshte lideri mbare shqipetarve
Shume interesante eshte histori jone e mbushur me kurthe, intriga, sterkebsha, dhe shume poshtersi te tjera qe ne shqipot i bejme njeri tjetrit qofte edhe per fare pak perfitime...kjo eshte e verteta historike jona, po ne kete rruge vepron edhe Rama dhe vec kenaqesise qe ai pervers ndjen qe me keshillat e tije kenaq vetem veten dhe nuk do tja dije se cfar te keqe te madhe i ben kombit shqiptar, se perfitimi i tije eshte fare i paket......kenaqi vetem Sorosin.....o Zote cfar perbinshi kemi vene ne krye te puneve.......duhet gjetur rruga me e shkurter per ta shpetuar kombin nga kjo e keqe kaq e madhe...