Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Për ata që qajnë dhe ata që gëzohen nga ikja e Ben Blushit

Për ata që qajnë dhe ata që gëzohen nga ikja e Ben Blushit

Nga Astrit Patozi - 20/01/2018

Ka një dëshpërim të tepruar dhe të papërligjur për dorëheqjen e papritur të Ben Blushit. Ata që janë të keqardhur po e quajnë atë si një aksion politik të dështuar dhe gati po thonë se kjo është prova më e mirë se ky vend nuk bëhet.

Edhe vetë teksti i Blushit që shoqëronte vendimin i ka ndihmuar ata që të arrijnë në një përfundim të nxituar.

Megjithëse i jap të drejtë në disa aspekte, nuk jam dakord me parashtrimin e tij pesimist, i cili me shumë mundësi është ushqyer nga zhgënjimi prej një pritshmërie jo vetëm personale.

Natyrisht, janë të shumtë edhe ata që janë gëzuar para kohe. I përfytyroj sa të lumtur ndjehen, jo thjesht se kanë hequr qafe një rival apo oponent të bezdisshëm, por mbi të gjitha se mund ta përdorin atë si shembull për të dekurajuar këdo tjetër që mund të mendojë të prishi rehatinë e sulltanatit. Të cilët, pa asnjë diskutim, nuk janë të gjithë nga e majta.

Ndërsa unë mendoj të kundërtën. Që LIBRA është një histori për t'u konsideruar që të besosh më fort se kjo xhungël e egër politike mund të ndryshojë. Dhe se kjo është e vetmja rrugë për të nisur një lëvizje reformatore, që ta ndalë të keqen në këtë vend. Megjithë dilemat, mëdyshjet dhe kufizimet që mund të ketë pasur ajo, si forca më e re politike në Shqipëri.

Sepse ishte e vetme kundër të gjithëve dhe në një kohë fare të shkurtër arriti të jetë parti konkurruese. Pa llogaritur këtu copëtimin e votave nga dinosaurët e komisioneve të numurimit. Por nuk po i futem fare asaj llogarie. 

Nuk dua ta quaj sukses, që të ruaj sensin e realizmit, por arritje sigurisht që po. Me plot gojën madje.

Natyrisht ikja, qoftë edhe e përkohshme, e Blushit nga politika nuk është një lajm i mirë për këtë shoqëri. Por si çdo e keqe që nuk vjen vetëm për keq, ajo mund të shërbejë edhe si moment reflektimi për këdo, për të parë më mirë se ku jemi katandisur.

LIBRA ishte përpjekja e parë serioze për të goditur drejtpërdrejt sistemin tonë të kalbur politik dhe jam shumë i sigurt që nuk do të jetë e fundit. 
Sipas meje, ajo meriton respekt dhe vlerësim edhe pse nuk arriti të çojë në parlament asnjë deputet. Por ndoshta më mirë, se ky parlament është më domethënës dhe më kuptimplotë pa zërin e Ben Blushit. Sepse është pasqyra më e qartë e kalbëzimit të partive tona kryesore, të cilat sot dallojnë nga njëra-tjetra vetëm nga pozicioni që kanë në raport me tepsinë.

LIBRA ishte një eksperiment i shkurtër për të provuar edhe një herë se liria funksionon edhe në kushte të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Eno22/01/2018 17:03

Cfare.e.Dino.blushi.njie.komuniste.bq

Edlir Rameta22/01/2018 13:13

Nje pergjigje per komentusin apo komentuesen?! Qe gati po digjet nga zgjari qe ka mare pas komentit tim ketu, komentuesi apo komentuesja ka te drejte vetem per dicka per mua dicka qe une e Kam pranuar vete ketu per gabimet ne te shkruar, kam sqaruar kjo vjen sepse une jetoje ne Amerike prinderit i kam te dy shqipetare, por vet kam lindur ne USA ????????, po i them turpit te qytetarise komentuesit, se padrejtesisht me kundervihet komenteve te mia, une nuk I perkase asnje partie shqipetare, dhe kure nuk mendoj te merem me politike, dhe cfare kam shkruajtur per Ben Blushin, Edvin Ramen, Ilire Meten, Sali Berishen, Lulzim Bashen, apo per Baton Haxhiun, jane mese te verteta, kam denocuar komentuar ketu per te gjithe politikanet e shqiperise duke filluar nga Sali Berisha Edi Rama Ilir Meta etj, prandaj ju komentuese qe me kunderviheni ketu ju them lexhojini komentetet e mia dhe per politikanet e tjere dhe do kuotoni qe me jeni vene kundra me te patedrejte, dhe une spaguhem as Lulushi Lul Basha as nga Ben Blushi, une do vazhdoje te denoncoje ate qe me duket e padrejte dhe do jap komentet e mia te pavarura, dhe si gjithmone te verteta, do me pyesesh se ku i gjej te gjitha cfare shkruaj ketu?! Po te them vetem kaq pyet Berishen, Ramen, Meten,se Blushi nuk me njef ndersa keta krokodilat qe permenda me larte me njohin shume mire. Dhe njeher nje sqarim tjeter pas fteses qe me beni ju, qe te dale dhe te beje politike pergjigjen jua dhashe skam pasur dhe sdo kem ndermend te merem me politike, aq me pake ne shqiperi.,dhe Edlir Rameta eshte emri im i vertete.Respekte

turpi i qyetarise21/01/2018 21:44

sa turp. i njeti njeri, e njejta gore, te njetn gabimet ortagrafike, e njejta filozofi.
o njerez mendoni dike qe ne vend te dale Blushit perballe, Patosit perballe, Jezu Krishtit perballe, ri e shkruan furimeve ne callcenter me leket e deputetit te Vlores qe mban familjen basha, por edhe te vjerrit e kunatit me lek.
o i deleguar, o Edlir rameta, o ai, ao ajo o qyetar a katasis cdreq je. dil o mik ne shesh e bej politike. ketu e ke lene te shfrysh frustacionet e nje jete?!

krasasi tp21/01/2018 11:05

z.Patosi,edhe Ju edhe z.Blushi jeni pjese e "kazanit"te politikes te dites. Pamvaresisht retorikes se perdorur ju jeni me i sinqert se z.Blushi.Ju kontestoni lidershipin e ri dhe mesa po kuptoj keni edhe qejfmbetje per shkak te mosperfshirjes ne parlament.Per kete keni te drejte,pasi Ju nuk e keni goditur as nga brenda dhe as nga jashte qeverisjen nen PD.Ju keni deklaruar edhe se fundmi se nuk keni asgje me establishmentin aktual.E kunderta ngjau me z.Blushi.Ai u paraqit si nje kontestator i madh i klases politike, i qeverisjeve qe kishin prodhuar vec deshtime dhe se
Libra do sillte ndryshimet e shume pritura.Si te jesh pjese e kazanit dhe te ushqehesh ne te domosdo kete rezultat do arrish.Tere dilema nese z.Blushi ishte nje misionar i Rilindjes, do sqarohet,ndoshta jo shume shpejt .Ne pauzat midis marrjes dhe mos marrjes me politike, z.Blushi shkruan ndonji gje.Ne fund mund te perfundoj ambasador ne Rusi sic hamendesojne disa.

Ajo21/01/2018 10:17

Patozi sheh tek “shkelqimi” dhe venitia e yllit te Bushit pasqyrimin e vetvetes, prandaj i del ne mbrojte Blushit te partise se pakuptimte dhe jeteshkurter Libra, qe ende pa u krijuar mire, u gerrye nga lufta e brrylave dhe perjashtimeve ( ne pamundesi te pushkatimeve sic benin eterit komuniste). Perse duhet te merakosemi per Blushin? Cfare te re solli ne politiken shqiptare? Asgje!
Pas nje retorike demaskuese te Blushit ndaj Rilindjes dhe Rames, ne momentet e veshtira te cadres, para zgjedhjeve dhe mbas tyre, Blushi mbajti nje qendrim tejet qesharak apo per te mos thene idiot( a mos valle ky ishte edhe misioni i tij?). Por ama arriti te rrembeje 20 mije vota dhe i lejoi Rames te siguroje tepsine i vetem. Pas ketij momenti, Blushi u zhduk nga skena sikur te mos kishte egzistuar kurre bashke me partine e tij me emer “ intelektual”. Koha do te tregoje arsyen pse veproi ne kete menyre Blushi, por nderkohe nga siguroi edhe nje here qe kurre nuk duhet te besojme se kryetaret e partive duhet te vijne nga radhet e gazetareve, shkrimtareve, piktoreve ( jo se jo), apo aktoreve.

qytetar21/01/2018 08:23

Duket se Patozi gjen tek Blushi shembullin e tij. Aktivizimin politik në bazë të ambicjeve personale karrieriste e jo të parimeve demokratike. Sipas Blushit. të gjithë politikanët e tjerë janë "të këqij" e vetëm ai ishte "i mirë".
Është përshëndetur në njëfarë mase Blushi në një pjesë të opinionit publik, për goditjet e tij të fenomeneve negative që solli e ashtuquajtura "rilindje" në partinë e tij socialiste e vecanërisht për demaskimin e Ramës.Por është fakt se ai ndonëse si politikan ka lëvizur herë si mik e herë si "armik" i Ramës, programi i tij politik ka anuar gjithnjë nga e majta ekstreme.
I mjaftojnë e i teprojnë Shqipërisë me të kaluarën e saj diktatoriale enveriste, aktivizimi në politikë i figurave të tilla si Ruçi, Bushati, Xhafaj, Ngjela etj. me lidhje të drejtëpërdrejta me të kaluarën diktatoriale.E reja në politikën shqiptare duhej të ishtë e djathta e munguar e jo vazhdimësia e mendesisë komunistë për luftën kundër kapitalizmit. Blushi megjithë qejfmbetjet e tij në raport me lidhjet me Ramën, merakun më të madh e alergjinë më të madhe e kishte me Berishën e Partinë demokratike ku shihte "armikun" ideollogjik.
Do ta përshëndesja z Patozi, sikur ai të vihej në pozicionin e kundërt të Blushit, të përfaqësonte njefarë të djathte më konservatore e më energjike në kundërvënje ndaj tentakulave të mendësise së ish PPSH. Llogjikisht, më shumë se Gjermania, Italia apo Franca, e kishte të domosdoshme Shqipëria të kishtë një të djathtë "ekstreme" që të bënte njëfarë ekuiibri të forcave politike duke shërbyer si një barrikadë e fuqishme ndaj "shumicës" fiktive socialiste. Po fatkeqësisht, nëse tek Blushi shihen kjartësisht tendenca më të theksuara të majta, në polemikën e Patozit nuk gjen gjëkundi shpalosje programesh të së djathtës vec mërrira personale e tendencës për ta paraqitur veten, më të aftë e më të suksesshëm se lideri i PD, z.Basha.Ajo qe i bashkon Blushin me Patozin, ndodhta edhe nga mendësia e përbashkët e gazetarit në profesion, është retorika e përbashkët se PS do të ishte ndryshe me Blushin e PD do të ishte ndryshe me Patozin në krye.
Shtetet ligjore demokratike sot priren të drejtohen nga profesionistë juristë e ekonomistë të shkolluar ne universitete prestigjioze e menazhere të talentuar në qeverisje. Rralle gjen në krye të qeverive kryeministra gazetarë apo piktorë.
Nuk mund të mbarësohen drejtësia e ekonomia e një shteti me retorika gazetarësh, shkrimtarësh apo piktorësh, por me juristë e ekonomistë profesionistë të aftë e të provuar në karrierë edhe për ndershmëri e kjartësi ideshë.

Edlir Rameta21/01/2018 06:37

Patoz cfare te premtoi Ben Blushi?! Qe ti Patoz do jesh kryetari i ardhshem i Libras sepse Beni pas nje udhetimi ne rusine e larget me Batonin e Rames (baton harixhiu) Baton Haxhiun spiunin e Vucicit, Beni ju ule prape ne preherin e Edvin Drames, perse Patoz Beni yt qe ty Patoz te dhimset kaq shume nuke tregon arsyen e vertete te largimit?! Arsyeja e vertete e largimit te benit legenit eshte se pas udhetimit ne rusi me Batonin Beni siguroi nje post nga rilindja e Batonit dhe Rames, Benin Patoz shume shpejt do e shofim ambassador o ne Rusi o ne Serbi o ne Kosove mbetet se ku do vendosi "skenderbeu i Elizes Spiro Palit" shef Edvin Drama, ti Patoz e dije arsyen e vertete te largimit te Benit por thjesht ben lojen e te paditurit.,ti Patoz je pjese e ripjedhjes te Edit dhe Benit. Ne javet ne vazhdim Beni qe kure nuke eci dot vet do emerohet ambassador i ripjedhjes te Batonit dhe Edvinit ne nje nga vendet qe permenda me larte. Rofte partia komuniste socialiste shqipetare me ne krye Skenderbeun e Eliza Spiropalit shokun Edver kristaq Rama.

I deleguari20/01/2018 23:41

C'e ke kete studim kaq te hollesishem o shpetimtar I PD,z.Patozi ! Nuk merret vesht,kaq ta pret ,apo ta do puna ty,se Berisha ja ka thene vite e vite me pare se Blushi as eshte,as mund te behet per te ecur vete!!

edvin20/01/2018 22:37

Nuk mendoj qe "libra"ishte perpjekje per te ndryshuar politiken shqiptare dhe as histori suksesi relativ.Blushi nuk ishte politikani pa mekate,ndaj dhe nuk beri tjeter,pervecse i sherbeu E-drames,mori cfare i premtoi SOROS-i dhe iku i kenaqur ne vetmine e tij te perkoheshme.

Shto koment

Denonco