Ndreqja e ‘anomalisë Janullatos’

Ndreqja e ‘anomalisë Janullatos’

Nga Artan Hoxha - 25/12/2017

Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos (emri ne greqisht: Anastasios Yannoulatos) iu akordua tre ditë më parë shtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij, Ilir Meta.

Kërkesa e bërë që në vitin 1992 u plotësua pas 25 vitesh. Një çerek shekulli gjatë të cilit Janullatos na vërtetoi çdo dite e me konsekuencë se që në fillim kishte ardhur me një mision të qartë e vetëm për atë mision-ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë-e që në vijimësi e jetoi çerek shekullin këtu ndër ne si misionar i krishterë.

Duke shkuar në kufijtë e mirëkuptimit, 10-15 vitet e para edhe mund të justifikohet skepticizmi dhe/ose dyshimi në mendjet normale shqiptare me burim kombesinë greke të Janullatos.

Më tej, mbajtja pezull e kërkesës për nënshtetësi mori trajtën e nje anomalie që vazhdoi për inerci deri në budallallëk kolektiv, disa me zë e disa me heshtje.

Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tone kolektiv. E falënderoj për këtë. Por më shumë falënderoj Fortlumturinë e Tij që me durimin dhe mirëkuptimin e misionarit të krishterë na dha gjithë kohën e nevojshme për tu vetëshëruar nga budallallëku ynë kolektiv.

Sa për disa individë të pashërueshëm, Fortlumturia e Tij do vijojë pareshtur t’i falë e të lutet për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lupin26/12/2017 17:26

Kete shkrim te Artan Hoxhes kesaj here nuk po e kuptoj qarte. Eshte ironi apo e ka me verte ato qe shkruan ?

Kam pershtypjen se e ka me ironi, kur shprehet : "...iu akordua tre ditë më parë shtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij, Ilir Meta...". Presidentin tone edhe Ilir Meta t'i thoshte shkurt s'do ja merrte njeri per keq.

Arber26/12/2017 16:11

Instalimi i Anomalise, sos gjithe problemet qe kemi po nuk na lene dhe koshite rehat, shtojme problemet dhe i ngulisim per gjithe jeten, "i perkoheshi i 90tes" tani e betonojme dhe ne histori qe ndikimi grek te vazhdoj pa pushim !?

edvin26/12/2017 11:38

E mo Artan Hoxha!Ua prishi shpirtin te gjitheve ai...Qili!

ortodoksi25/12/2017 21:01

Te gjithe qe shajne Artanin me siguri Kryepeshkopi do ti fale gjithashtu. Ishallah atyre nuk ju riperseritet semundja apo akoma me keq nuk jane nga ata qe cilesohen si te pashuerueshem.

dritoni25/12/2017 20:08

Pse "fortlumturia", i moshes 88 vjec, pasi e kreu misionin 25-vjecar te ringritjes se Kishes Autoqefale Shqiptare nuk po i leshon rruge nje peshkopi shqiptar qe nuk ka as pasaporte greke as nuk di greqisht? Keshtu do te vepronte po te kishte qellime te mira ndaj Shqiperise, por ky mision e ka uzurpimin e Kishes Shqiptare dhe venien e saj nen influencen e Kishes Greke.

Ajo25/12/2017 20:05

Zoterinj “patriote” mendoni para se te flisni. A ju kujtohet Shqiperia e 91-shit? Komuniteti ortodoks, te cilit edhe i perkas, ne periudhen post- komuniste nuk kishte klerike per te rindertuar kishen e shkaterruar prej Enverit. Kishin mbetur gjalle vetem disa prifetinj teper te moshuar dhe me pregatitje teologjike modeste. Sipas jush kush do ta ringrinte dhe ndihmonte kishen autoqefale shqiptare pervec se patriarkanes se Stambollit?
Rini te qete se nga Janullatos asgje e keqe nuk iu ka ardhur asnjehere. Megjithese e keni sulmuar padrejtesisht, ai si nje njeri vertet i madh ka punuar papushim per ringritjen e kishes sone dhe ka ndihmuar pa perjashtim cdo shqiptar ne nevoje.

Namyti Llumi25/12/2017 18:56

O Tan, skemi faj ne se je budalla ti. Kur s'e lejonte Statuti i Kishes Shqiptare nje jo-shqiptar ne krye, pse ndenji 25 vjet(dhe do rrije edhe 25 te tjera) ky grek????

123 janullatisi ben kafe25/12/2017 16:58

Robt ku tibkeah o shoku peresident 1 orarsh... ti me gjithe rrocken aktuale ne krye te presidences... kujdesni cizmet mos ju hyne ne bythe

bujo25/12/2017 16:33

te pakten sot duhet te kishte falenderuar ne gjuhen tone

Jorgo25/12/2017 15:52

Edhe nje servil me shume. Kisha Ortodokse eshte autoqefale dhe jo "bisht" i kishes greke. A di z. Artan ndonje rast qe Kryepeshkopi i Shqiperise te kete mbrojtur te drejtat e emigranteve shqiptare ne Greqi apo te kete protestuar per keqtrajtimet e policise e ushtrise greke? Nuk po i numeroj rastet kur Krye-bariu i shqiptateve ortodokse ka nexjerre "flake" nga goja per te mbrojtur te drejtat e (pa) shkelura te minoritareve greke ne Shqiperise, duke i bere jehone sajesave te anti-shqiptareve. Z. Artan, per ju, nje tregues me shume se cfare karakteri ke!

krasasi tp25/12/2017 15:18

Mos u fute ne gare me z.Kryemadhi se kush eshte kryepatrioti.Gjithe kryeministrat e Shqiperise cfaredo te kene ber jane me patriote se z.Janullatos. z.Janullatos ne aspektin fetar per rigjallerimin e kishes ortodokse meriton vleresime."Budallalliku jone kolektiv" sic i vleresoni ju debatet, ngurimet apo kundershtimet ndaj z.Janullatos nuk jane te karakterit fetar.Sic dihet z.Janullatos ka luajtur rolin primar te nje ambasadori Grek ne Shqiperi.Sigurisht qe ne cdo rast mbron interesat e vendit te tij ne radhe te pare.Perzierja ne vendimarrjet e shtetit shqiptar eshte e nenkuptuar .Nese ato kane qene pozitive do identifikohen hap pas hapi dhe z.Janullatos mund ti jepet edhe ndonji vleresim apo dekorate nga Presidenti.Kontestimi qe qytetaret shqiptar i bejne nje pjese te vendimarrjeve te klases politike nenkupton edhe ndikimin ambasadorial.z.Janullatos padiskutim ben pjese ne parine ambasadoriale.Budallalliku im perfshihet ne "budallallikun kolektiv",por do ndricohemi.

Shqiptar25/12/2017 14:46

Kjo nuk është ndreqje e anomalisë por thellim i Anomalisë.
Anomali ishtë vëzgjedhja e Janullës ne krye te Kishës Shqiptare në kundershtim me ligjet e vete kishës.
Korigjim do të ishte qe eksarkut ti tregohej vendi dhe te largohej nga Shqiperia dhe posti i Uzurpatorit të Kishës që Noli e themeloi me aq mundim.
Turp te kesh Arian Hoxha qe merresh me kete lloj avokatie te ndyre

Arber25/12/2017 14:37

Ju mund ta pikturoni si të doni figurën e Janullatus por ai ngelet uzurpuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Është njeriu në terrren që qëndron pas përpjekjeve për helenizimin e jugut të Shqipërisë. Janullatus është prifti që nuk ka mbajtur asnjë meshë për viktimat çame të masakruara nga monarkofashistët greke.
Janullatus qëndron pas përpjekjeve të Greqisë për tjetërsimin e Himarës në zonë minoritarë.
Janullatus ka ndërtuar Kisha atje ku nuk ka patur kurrë besimtarë ortodoksë.
Janullatus e ka greqizuar totalisht Kishën e Nolit madje duke i ndryshuar edhe emrin nga Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë.
Historia do ta vendosë Ilir Metën në faqet e zeza të Historisë së Shqipërisë.

astrit25/12/2017 12:49

Statusi i Kishes Ortodokse Shqiptare e ka te percaktuar sakt qe kryepeshkop duhet te jete nje njeri me gjak e kombesi shqiptare. Kryepeshkopi i sotshem eshte ne konflikt me Statusin e Ortodokseve. Pastaj ku fillon budallalleku e ku fillon pazari yne eshte problem ne vete.

Shto koment

Denonco