Ambasador, monitoro qëndrimet e Xhafajt ndaj Tahirit…

Ambasador, monitoro qëndrimet e Xhafajt ndaj Tahirit…

Nga SYRI.net - 20/10/2017

Fatmir Xhafaj, një ish-prokuror i kohës së Enver Hoxhës është emëruar për çudinë e të gjithëve, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, në postin e Ministrit të Brendshëm, pas largimit nga ky post prej Ramës të Saimir Tahiri që kishte rezultuar i implikuar në afera kriminale dhe po rezulton “bashkëpunëtorë” me “bandën e Habilajve” në trafikun e drogës dhe të armëve në Itali.

Emërimi i Xhafajve në këtë post ka krijuar shumë reagime jo vetëm nga opozita apo analistët e shumtë shqiptarë por mbi të gjitha është shoqëruar nga një furtunë pikëpyetjesh të ngritura  nga përfaqësuesit e vendeve partnere në Tiranë. Të gjithë këtyre reagimeve i është përgjigjur vetë Fatmir Xhafaj, duke hedhur në publik, mbi dhe nën rrogoz, “shpjegimin” se “ai është në këtë post me mbështetjen e një ambasadori shumë të rëndësishëm, si shpërblim për punën e “shkëlqyer” për reformën e drejtësisë…”. Madje kallauzët e këtij informacioni kanë shkuar edhe më larg duke pohuar se “…Rama nuk e ka dashur Xhafajn në këtë post, por ai ka qenë i detyruar pas ndërhyrjeve të ambasadorit shumë të rëndësishëm të vendit partner…”.

Ky argument ishte menduar me shumë djallëzi edhe nga vetë Xhafaj, por edhe Rama sepse kështu do ti mund ti mbyllej goja të gjithë kundërshtarëve të këtij emërimi, si brenda maxhorancës ashtu edhe jashtë saj. Dhe në fakt reagimi ndaj emërimit të Xhafajt, përveç kritikave të opozitës nuk do të ishte shumë i fuqishëm, po të kemi parasysh se bëhej fjalë për një “prokuror të Enverit” të emëruar në postin e rëndësishëm të ministrit të Brendshëm që do të duhej të luftonte kundër krimit dhe trafiqeve të drogës, si brenda policisë së emëruar nga vetë Rama përmes ushtarit Tahiri, ashtu edhe brenda maxhorancës përderisa lidhja e krimit me shtetin dhe futja në politikë e oligarkëve ishin ideuar dhe frymëzuar nga Rama.

Xhafaj për të ushqyer këtë shpjegim dhe përforconte idenë se ishte “njeriu besnik i shtetit partner” filloi për interesat e tij të ngushta korruptive, të largonte njerëzit e Tahirit nga policia dhe të bënte shou në luftën kundër kanabisit por në realitet duke qenë në bashkëpunim të ngushtë me Ramën dhe në mbështetje të ngushtë të porosive të tij.

Nuk do të vononte momenti që Xhafaj të ekspozonte qëndrimet e tij të palëkundura pro interesave të Ramës dhe klientelëve të tij. Në momentin kur prokuroria e krimeve të rënda do të kërkonte arrestimin e Tahirit, në ballë të qëndrimeve pro Tahirit, me porosi të Ramës e Rucit do të dilte Xhafaj. Madje nuk do të shqetësohej se si ministër i Brendshëm dhe si ish-bashkëkryetar i reformës në drejtësi do ti viheshin pikëpyetje të mëdha nga të gjithë ambasadorët e vendet partnere që po monitorojnë procesin e dhënies leje për arrestim të Tahirit. Xhafajt do ti mjaftonte vetëm të kënaqte kërkesat e Ramës për mbrojtjen me çdo kusht e mjet të Tahirit ndonëse marrëdhëniet me Tahirin vetë Xhafaj i kishte dhe i ka shumë të acaruara.

Ambasadori shumë i rëndësishëm i vendit partner duhet të jetë në dijeni të shpjegimit të dhënë për emërimin e Xhafajt në postin e ministrit të brendshëm, shpjegim që e ka sajuar vetë Xhafaj dhe të cilin me siguri ja dërguar në vesh vetë Rama apo ndonjë bashkëpunëtor i tij. Por kjo është tërësisht e parëndësishme. Ambasadori shumë i rëndësishëm i angazhuar maksimalisht për reformën në drejtësi duhet tanimë të bindet se është Rama ai që po pengon zbatimin e saj në rastin e Tahirit dhe masha e tij për ta arritur këtë objektiv është Fatmir Xhafaj, që në krye të komisionit për reformën në drejtësi hiqej si një mbështetës i flaktë i kësaj reforme.

Le të shpresojmë se ambasadori i rëndësishëm po e monitoron të gjithë këtë proces për dhënien e lejes për arrestimin e Tahirit. Pa harruar të nxjerrë përfundime edhe për qëndrimin hileqar e tinëzar të Xhafajt e mbi të gjithë për qëndrimin e Ramës ndaj reformës në drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

lali21/10/2017 15:27

Ti thoni shokut ambasador te ruaje vetem tahirin. Jo per gje, por po ta merrni ne kronologji te gjithe ministrat ose pjeserisht, te brendshem dhe zevendesat e tyre, ose kane vravre veten, ose kane "ngordhur" nga arsye te panjohura. Ruajeni tahirin se, ose do ti bjere ndonje infarkt ose do ta bejne ti bjere infarkt...... per te mos deshmuar ose thene ndryshe per te shpetuar menderen e vet do behet "Pentito"......

Degjoni me kujdes20/10/2017 19:42

Enis lulaj, Andia Ziaj etj soj e sorollop si puna e ketyre kelysheve nuk e duan Shqiperine te paster dhe si e gjithe Evropa; Keto funderrina nuk i duan te ardhmen e femijeve te ndritur si gjithe Evropa; keta pelqejne te mbajne krahun e krimit dhe nuk u inetereson Shqiperia! Pse mo, ka ndonji zog kurve ne kete toke qe te mohoje Krimin e S Tahirit, i mbeshtetur nga kupola Edi Rama? ngado qe te vije Krimi, majtas apo djathtas duhet luftuarmo! Erdhi dita qe te filloje neshkimi, dhe dalin larot shumengjyrese ne mbrojtje te krimit qe po jua shkerdhen familjet mo! Pse nxitoheni more manjake partiake, sepse pas ketij do dalin edhe kriminelet djathtas, Neve na intereson Lufta dhe shpartallimi i tij dhe jo vetem i njerit krah! Prandaj more legener, duajini familjet tuaja dhe Shqiperine me shume se keta fytyra te pista, te ndyra mafiozesh politikane! Cili leshko nga Ju beson qe tere ata Kamiona me thase me droge mund te pergatiten dhe te perpunohen pa qene Autoret dhe Aktoret kryesote Peshqit e medhenj! Pse dilni ne mbrojtje more njerez te Ulet? Duajeni mo Shqiperine sepse po shkaterrohet ky popull i paster por i prere ne Bese! Majtas, djathtas, kriminelet te gjithe perpara Ligjit!

Enis Lulaj20/10/2017 17:33

ehe me the te thash dmth. Ndonje fakt do na japesh per kto qe thua?

Andia Ziaj20/10/2017 17:05

Teori konspirative si ato te Kastriot Myftaraj me duken mua kto.

Shto koment