Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Plani/ Ja ndryshimet që priten në strukturën e Policisë

Plani/ Ja ndryshimet që priten në strukturën e Policisë

17:18, 12/02/2018
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, kanë qenë në sinkronë kur kanë paralajmëruar ndryshime në Polici.

“SYRI.net” sjell më poshtë modelin e planifikuar të strukturës së Policisë.

Struktura e policisë në qarqe  - Përgjysmim i numrit të sektorëve, aktualisht janë 8 sektorë, do të përmblidhen në 4 sektorë. Gjithashtu do të shtohet një sektor tjetër i veçantë: Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara.

– Sektori për krimet dhe sektori për rendin publik do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori i Sigurisë Publike.

- Sektori për krimin Ekonomik + Sektori për Krimet e Rënda + Sektori për trafiqet dhe drogën do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar.

– Antidroga dhe trafiqet e paligjshme bashkohen së bashku në nivel seksioni.

– Po ashtu dhe seksionet e mëparshme të fragmentuara të Krimit ekonomik do të mblidhen në një të vetëm. Të gjitha këto nën varësinë e Sektorit për Hetimin e Organizuar.

– Shtohet Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara me 4 seksione nën varësi ai i agjentëve, përgjimeve, policisë shkencore dhe shqiponjat.

– Ndërsa Sektori i Policisë Rrugore qëndron si strukturë por rikonfigurohen seksionet nën varësinë e tij me heqjen e një seksioni dhe me decentralizimin e trafikut urban dhe interurban (modeli i Tiranës).

Synimi – Me anë të kësaj strukture të re synohet që të forcohet roli i Patrullës së Përgjithshme dhe aplikimi i nocionit të Zonës Policore.

– Unifikim i zonës policore në një zonë gjeografike në të cilën caktohen në mënyrë permanente për të përmbushur detyrat të gjitha shërbimet, patrullë e përgjithshme, SPZ (specialist i policisë së Zonës), ndihmës specialisti për krimet dhe specialist për krimet.

– Riformatim i rolit të SPZ;

– Ulje e kompetencave dhe fokusim në detyra;

– Krijimi i funksionit edukuese për oficerin e Policisë Kriminale;

– Rritja e kapaciteteve analitike për komisariatin. E më konkretisht Zv shefi i komisariatit do të ketë në dispozicion 2-4 specialistë për planifikim, analizim, monitorim dhe vlerësim.

Modeli i ri propozon uljen me 50% të numrit të shefave të sektorit dhe krijimit të një strukture në nivel baze. Rritje të rolit të Sallës së Komandimit dhe dhënia e kompetencave drejtuese operacionale. Përqendrim i strukturave të krimit të organizuar në një sektor. Krijimi i sektorit të analizës pranë zv.drejtorit duke rritur rolin e këtij të fundit në planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e situatës.

Përqendrim të strukturave të sigurisë publike në një sektor. Rritja e rendimentin të ndihmës specialistëve për krimet duke i përqendruar në një seksion të veçantë në Drejtorinë Vendore të Policisë. Përqendrim i kapaciteteve profesionale dhe teknike të policisë rrugore në nivel sektori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t12/02/2018 18:33

patrullat e pergjitheshme o shefa leshi,merren vetem me problemet e trafikut rrugor,vendosin vetem gjoba dhe nuk bejne asnje pune tjeter

Shto koment

Denonco