Kosova ‘dridhet’ nga i ftohti/ Ja çfarë pritet të ndodhë me motin

Kosova ‘dridhet’ nga i ftohti/ Ja çfarë pritet të ndodhë me motin

20:21, 21/02/2018

Shumë shpejt, një mot i acartë pritet të mbërthejë Kosovën, teksa vendi do të përballet me temperatura deri në minus 12 gradë Celcius.

Sipas parashikimit të meteorologëve, e shtuna që po vjen do të jetë dita e fundit kur termometri nuk do të tregojë temperatura nën zero.

Të dielën, më 25 shkurt, temperatura maksimale nuk pritet të jetë më e lartë se minus 1 gradë Celcius, teksa minimalja parashikohet të jetë minus 4 gradë. Meteorologët parashikojnë se këtë ditë do të bjerë edhe borë.

Temperaturat pritet të bien vazhdimisht, gjatë ditëve pasardhëse.

Të hënën, maksimalja pritet të jetë minus 3 gradë Celcius, kurse ajo minimalja minus 7 gradë.

E marta, sipas meteorologëve, pritet të jetë edhe më e ftohtë. Minus 4 gradë parashikohet të jetë temperatura maksimale, ndërsa minus 8 ajo minimale.

Ashpërsia e acarit pritet të ndjehet edhe më shumë, të mërkurën. Temperatura minimale pritet të jetë minus 12 gradë - ndërkohë, ajo maksimale minus 4.

Të ftohtë i ngjashëm parashihet të mbretërojë edhe të enjten. Temperatura maksimale pritet të jetë minus 1 gradë, ndërkaq ajo maksimale përsëri minus 12.

Sipas parashikimit të meteorologëve, e premtja pritet të jetë jo aq e ftohtë sa ditët paraardhëse - temperatura maksimale parashihet të ngrihet mbi zero, në 3 gradë Celcius. Ndërkaq, temperatura minimale pritet të jetë minus 6 gradë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco