LDK, Avdullah Hoti takohet me Bernard Kushner

LDK, Avdullah Hoti takohet me Bernard Kushner

13:27, 20/02/2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti priti në takim mikun e Kosovës dhe të Presidentit Historik Rugova, Bernard Kouchnerin.

Përmes një komunikate për media, LDK njofton se Kouchner ka vlerësuar lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtet ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike, përcjell Bota sot.

“Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti,  falënderoj Kouchner për angazhimin  tij në shtet ndërtimin e vendit si dhe e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Francës si dhe të vet Kouchner në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e LDK-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco