Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Djali i saj u kap ‘mat’ me të dashurën në Dhërmi, por Inva Mula i kundërshton rreptësisht

Djali i saj u kap ‘mat’ me të dashurën në Dhërmi, por Inva Mula i kundërshton rreptësisht

22:13, 18/09/2017
A+ Aa A-

Datat 22, 24 dhe 25 shtator nuk janë të zakonshme për jetën artistike të kryeqytetit.

Në skenën e Pallatit të Kongreseve do të vihet në skenë shfaqja “Peshkatarët e Perlave”. Sopranoja e njohur Inva Mula, këtë herë prezantohet si performuese, por edhe si regjisore, shkruan Class.

Për të folur për këtë projekt të ri, në të cilin do të jetë pjesë për herë të parë edhe Nina, vajza e saj 5-vjeçare, Inva ka qenë këtë pasdite e ftuar në “Rudina” në Tv Klan.

Image

Provat kanë nisur prej kohësh, por sa më shumë afron shfaqja, aq më shumë emocione ndien Inva Mula para publikut të saj të madh në Shqipëri. Por edhe para publikut të vogël, atij më të ndjeshëm, siç është familja e saj, bashkëshorti, Antoni dhe Nina.

Image

Duke folur edhe për këtë pjesë, Inva tha se ky vit ka qenë një eksperiencë e re pushimesh për ta. Një pjesë të verës, bashkë me Antonin, të dashurën e tij dhe Ninën, Inva i ka kaluar në bregun e Dhërmiut, ku edhe u “kapën mat” nga paparacët. Madje, në sy të të gjithëve ishte edhe e dashura bionde e Antonit.

Image

E pyetur për këtë pjesë, Inva, si çdo herë, preferon ta anashkalojë. Ajo pranon se fotot e verës në media kanë dalë pa e ditur ata familjarisht. Pasi Rudina i tha se tashmë edhe e dashura e Antonit është bërë një personazh i njohur, Inva pohoi, por shtoi: “Nuk e kam fare dëshirë një gjë të tillë, sepse do të doja të isha në publik me artin tim….”

Image

Siç tha ajo më tej, Antoni kishte shprehur dëshirën për të njohur më shumë Shqipërinë, kështu që ishin nisur drejt jugut. “Për të kisha dëgjuar shumë, por nuk kisha qenë asnjëherë”, – tha Inva.

Image

E gjithë familja e këngëtares së njohur u kënaq me flladin e jugut, edhe pse gjatë atij udhëtimi disa foto përfunduan në media e portale. E pashmangshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për një familje aq interesante dhe për një bionde të re, po aq bukuroshe, që i është shtuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco