Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

FOTO/ Punonjësja e restorantit brenda 10 ditësh kthehet në modele të Javës së Modës në Nju Jork

FOTO/ Punonjësja e restorantit brenda 10 ditësh kthehet në modele të Javës së Modës në Nju Jork

20:10, 18/09/2017
A+ Aa A-

Para 10 ditësh ajo punonte në një restorant në Texas dhe që aty menjëherë në pasarelat e Calvin Klein, Sies Marjan, Marc Jacobs.

Është historia e Remington Williams, vajzës me trup modeleje dhe sy bojëqielli që shkëlqeu në Javën e Modës së New Yorkut.

Remington punonte në Chipotle, një zinxhir restorantesh, ku përgatiste ushqim meksikan ose lante pjatat, sepse mediat amerikane janë konfuze mbi këtë pikë, por mund t'i bënte edhe të dyja, siç ndodh në restorantet e vegjël me ushqim të shpejtë.

Megjithatë tashmë kjo periudhë ka marrë fund. Ajo e gjeti veten në New York , duke firmosur një kontratë me DNA Models, agjencinë e modës së Linda Evangelista dhe Natalia Vodianova.

Dhe fillimin nuk e kishte aspak të ndrojtur. Talenti i ri i modës sfiloi për disa nga stilistët më të njohur.

Remington Williams ne sfilatat e Calvin Klein, Sies Marjan dhe Marc Jacobs

Aktualisht Remington po trajnohet për të marrë pjesë në javët e modës nëpër Europë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco