Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

‘Dashuria e parë’ e Aurela Gaçes! Një zetorist me 8 klasë shkollë, si u shokuan prindërit

‘Dashuria e parë’ e Aurela Gaçes! Një zetorist me 8 klasë shkollë, si u shokuan prindërit

22:19, 16/09/2017
A+ Aa A-

Të qenurit e famshme në moshë fare të re, ka pasur efektet e veta në jetën e Aurela Gaçes, dhe kjo nënkupton edhe më shumë vëmendje nga meshkujt.

Në studion e ‘Xing me Ermalin’, këngëtarja tregoi sesi kur ishte 23 vjeçe dhe kishte marrë famë në Tiranë, ka marrë një propozim aspak të zakonshëm për martesë.

‘Troket dera në shtëpi. Ime motër shikon nga syri magjik dhe ngaqë nuk e njihte atë burrin, i thotë: ‘Babi nuk ndodhet këtu dhe hajde në orën 4.’-tregoi Gaçe në fillim të rrëfimit të saj. ‘Ora 4 pa 1 minutë, vjen ky. Hap derën babi dhe ai i tha: ‘Mirëdita, unë jam ‘Koçi’.’Ishte veshur me kostum dhe bën të hyjë brenda në shtëpi.

I tha babi: ‘Një sekondë se nuk të njoh, si hyn kështu në shtëpinë e tjetrit?’- rrëfeu këngëtarja duke cituar të atin e më pas ‘Koçin’, që i kishte thënë se kishte ardhur të fliste me të ‘si burri me burrin’. ‘Del mami: ‘Çfarë do ore? Kush je ti?’ Ndërsa ky i përgjigjet: ‘Zonjë ju lutem, nuk kam ardhur të flas me ju, kam ardhur të flas me këtë zotërinë këtu!’-vijoi rrëfimin Aurela Gaçe duke qeshur.

Ajo tregoi sesi në këtë mënyrë zotëria kishte këmbëngulur për minuta të tëra në derën e shtëpisë së saj, derisa më në fund, e ëma e kishte pyetur:

‘Mos do nuse ti?’ Dhe Aurela vijon të tregojë të gjithë dialogun:

-Eh- i tha ai.

-Kë do, mua?!-i tha mami.

-Jo.- tha ai.

-Po kë do? Lelën (Aurelën)?

-Eh.- tha ai. Mami e mori me të qeshur, me sportivitet, por babi e mori shumë seriozisht.

I tha:

-E njeh vajzën time ti?

-E njoh, e kam parë në televizor.-i tha ai.

Aty babi filloi logjikën e ftohtë dhe i tha:

-Çfarë arsimi keni ju?

-8- vjeçare.- tha ai.

I thotë babi:

-Më fal por çfarë pune bën?

-Zetorist.- i tha ai.

 

Sa më shumë ai përgjigjej qetësisht dhe i bindur për atë që kërkonte, aq më shumë acarohej babi im.

Dhe imagjino të acarohet babi im, ai nuk acarohet kollaj.

I tha babi:

-E di ti që vajza ime është artiste?

-E di.- i tha ai

-Po e di që vajza ime shkon në shkollë për arte?!

-E di.

-Dhe ti mat hapin tënd me hapin e vajzës sime?!

Dhe ai qetësisht:

-Po njeriu e hedh një hap në jetë!-rrëfeu këngëtarja duke shkaktuar të qeshura të shumta me historinë e

saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco