Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Cilët nga artistët shqiptarë ndjekin Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa në Instagram?

FOTO/ Cilët nga artistët shqiptarë ndjekin Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa në Instagram?

20:12, 16/09/2017
A+ Aa A-

Shumë emra të njohur shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në tregun ndërkombëtar. Ishte viti 2012 kur e gjithë bota njohur Rita Orën, vajzën e talentuar shqiptare nga Kosova, e cila u fut fuqishëm në tregun e muzikor me disa hite.

Vitet më pas sollën edhe dy emra të tjerë të njohur si Bebe Rexha dhe Dua Lipa, e cila së fundmi është duke kryesuar majat e top listave amerikane.

Jo më pak me fat ka qenë edhe artistja tjetër shqiptare nga Kosova, Era Istrefi, e cila karrierën e filloi në tregun shqiptar, duke vazhduar më pas në atë të huaj.

Era është shumë e afërt me shumë prej artistëve shqiptarë, kjo nga që përveç kolegjialitetit, ka pasur rastin edhe të takohet me disa prej tyre. Si rrjedhojë, ajo ndjek shumë prej tyre në rrjetet sociale.

Por sa miqësi kanë me artistët shqiptarë Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, të cilat nuk janë rritur në trevat shqiptare.

Në fakt, po të shohësh Instagramin e tyre, mund të vëresh se ato ndjekin disa prej emrave shqiptarë të suksesshëm në sferën e muzikës, shkruan Telegrafi.

Në qoftë se shohim listën e personave, që ndjekë këngëtarja Dua Lipa në Instagram, aty mund të gjesh plot katër emra nga estrada: Ledri Vulën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin dhe Vesa Lumën. Njëkohësisht ajo ndjek në Instagram edhe prezantuesen e njohur kosovare Liberta Spahiun.

Image

Personazhet VIP nga shqiptarët që Dua Lipa ndjek në Instagram

Bebe Rexha ndjek më pak artistë shqiptarë në Instagram. Në listën e saj të personave që ndjekë, te Bebe figurojnë vetëm Rita Ora, Enca Haxhia dhe më e çuditshmja, këngëtarin nga Mitrovica Seven Saraqin, për të cilin nuk është se dihej për një miqësi mes tyre.

Image

Personazhet VIP nga shqiptarët që Bebe Rexha ndjek në Instagram

Ndërkohë, Rita Ora ndjek mi 840 njerëz në Instagram, por mes tyre nuk është asnjë këngëtarë nga tregu muzikor shqiptar.

Vite më parë thuhej se Rita kishte simpati të veçantë për Ledrin dhe Dafinën, të cilët edhe i ndiqte në Instagram, por sot ata të dy nuk figurojnë në listën e saj të ndjekësve. E vetmja artiste shqiptare që Rita Ora ndjek është Bebe Rexha, me të cilën edhe ka pasur rastin të takohet disa herë.

Image

Personazhet VIP nga shqiptarët që Rita Ora ndjek në Instagram

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco