FOTO/ Zbulohet menyja e dasmës së Lionel Messit

FOTO/ Zbulohet menyja e dasmës së Lionel Messit

17:03, 27/06/2017
A+ Aa A-

Lionel Messi të premten do ta kurorëzojë në martesë lidhjen disavjeçare me partneren Antonella Roccuzzo, në qytetin e tyre të lindjes, Rosario, në Argjentinë.

Do të jetë një dasmë VIP, me shumë të ftuar specialë, shokët e skuadrës së dhëndrit, të Barcelonës, si dhe emra të tjerë të njohur, si Xavi Hernandez e Carles Puyol.

Image

Menyja e dasmës

Një televizion argjentinas siguroi menynë që do të shërbehet në ceremoninë festive, transmeton Albeu.

Nuk mungon proshuta, djathi, patë, po ashtu bifteku, salsiçet pikante dhe forma gatimi të mishit të pulës. Ushqim për të gjitha shijet. Do të ketë dhe sushi, për vegjetarianët.

Image

Vendndodhja e lokalit

Një numër prej 200 agjentësh të sigurisë do të jenë të pranishëm në kompleksin “City Centre Casino”, ku do të zhvillohet dasma.

Një ekran i madh do të vendoset në ambientet e jashtme, që fansat të kenë mundësi ta përcjellin ceremoninë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco