Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrëfehet Basha: Ja puna që bëja në Holandë, për të financuar shkollën

Rrëfehet Basha: Ja puna që bëja në Holandë, për të financuar shkollën

17:45, 21/06/2017
A+ Aa A-

Shumë kujt mund t’i duket e vështirë për t’u besuar, por Lulzim Basha,  kryetari i Partisë Demokratike dhe tashmë kandidati për kryeministër, për të arritur deri këtu i është dashur të bëjë të ndryshme, me të cilave edhe të punojë në “Call Center”.

Këtë e ka zbuluar vetë Basha vetëm pak minuta më parë pas një intervistë të dhënë në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan, shkruan Syri.net.

“Kam bërë punë të ndryshme, kam punuar edhe në Call Center gjatë kohës së studimeve. Shisnim shërbime financiare të tregjeve ndërkombëtare. Ishte një buletin financiar që kontrollonte lëvizjet e bursës, të bonove të thesarit etj., dhe këtë analizë e bënin dy vëllezër gjenialë në atë kohë në Holandë…”, u shpreh kryetari i Partise Demokratike. 

Meqenëse paradite ishte në shkollë, punën në Call Center e bënte pasdite, nga ora 19.00 deri në orën 23.00: “Punoja nga ora 7 e pasdites deri në 11 të natës. Paradite isha në shkollë, prandaj më duhej të punoja pasdite…. Dhe, më besoni për këtë, në fund të 6-mujorit të parë, volumi i punës që kam bërë unë me dy kolegë të mi, ka qenë më i madh se volumi i punës së katër viteve…”

Dhe me gjithë këtë rezultat pozitiv, moderatorja e pyet nëse nuk do ishte bërë politikan, a do të ishte pjesë e biznesit, duke hapur një Call Center p.sh, por Basha i përgjigjet me të qeshur: “Nuk e besoj, kam pasur dëshirë të merrem me biznes, por nuk jam i prirur. Kam testuar në fillim me ujin, por nuk rezultoi e suksesshme. Puna në Call Center më ka dhënë mundësi të vetëfinancoja studimet e mia për disa vite dhe më vonë, edhe ato të tim vëllai.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xhuda21/06/2017 19:18

Po Xhelali me vehbiun e vefes a kane kontribuar

Shto koment

Denonco