Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

FOTO/ Dikur, kur Ermal Mamaqi dhe çunat e 'Portokalli' ishin të pa ndarë

FOTO/ Dikur, kur Ermal Mamaqi dhe çunat e 'Portokalli' ishin të pa ndarë

19:01, 28/03/2017
A+ Aa A-

Sot po ju sjellim, Derbi Mamaqi-Deda që ndau kampionatin.

Miq dhe kundërshtarë për ‘çunat e Tironës’ – Artistët në tribunë për ndeshjen Tirana-Vllaznia

Të paktën për një ditë kanë qenë kundërshtarë. Edhe pse të ulur bashkë në tribunën e stadiumit “Qemal Stafa”, katër aktorët e Portokallisë kësaj radhe janë ndarë në kampe të ndryshme. “Ramadani” është tifoz i njohur tashmë për Tiranën, teksa në krah të tij qëndron edhe Ermal Mamaqi. Tifozët rivalë kësaj radhe janë Jul Deda dhe “Gjini”, ndërsa për të kuptuar rezultatin e ndeshjes mjafton të shohësh fytyrat e tyre.

Në fillim duken miq të vërtetë, por pasi Vllaznia lë lojën në shenjë proteste, Juli as që do t’ia dijë për fytyrën e lumtur të Ermalit, që i gëzohet titullit numër 23 kampion për skuadrën e tij. Si një shkodran i vërtetë, djali i aktorit të humorit Zef Deda, ndjehet mjaft keq kur ekipi i tij i zemrës pëson…4 gola. Veç kësaj, vallja Napoloni e kampionëve të rinj duket se shkakton reagime të ndryshme në fytyrat e katër personazheve.

Madje edhe Gjini që duket të jetë tifoz me Vllazninë, kënaqet kur sheh kërcimin tradicional shqiptar. Nuk u ka humbur asnjë moment nga kjo pasdite, ku gjithsecili e ka shijuar në mënyrën e tij. Juli duket se ka qenë më shumë tifoz, ndërsa nga fillimi deri në fund të ndeshjes nuk i ka humbur përqendrimi. Gjithsesi, për katër aktorët e “Portokalli”, kjo mbetet një nga pasditet që veç aktivitetit që i bashkon çdo ditë, të shkëmbejnë dhe batuta prej tifozësh kundërshtarë mes tyre. *** E pranishme rregullisht në festat që organizon klubi i Tiranës, Valbona Mema nuk mund të qëndronte jashtë një dite ku festohet titulli kampion. Madje, duket se vuan si tifoze e vërtetë edhe pse kësaj radhe i mungon Pajtim Struga, me të cilin është parë shpesh në festa të tilla duke kënduar “Këngën e Tironës”. Ka qëndruar përgjatë gjithë kohës në tension, duke pirë pa pushim cigare. E veshur shumë sportive, me një shami në kokë dhe Në festën e Federatës një vit e gjysmë më parë, në hollin e hotel “Tiranës” u paguan aq mirë, saqë e konsideruan këtë sport si pasionin e tyre të zemrës. *** Në festë nuk ka munguar as këngëtari Altin Shira. Në 4 golat e shënuar ai ka duartrokitur fort, pa lënë mënjanë ovacionet dhe fjalët nxitëse për ekipin triumfues. Ndoshta ky është një moment i mirë që këngëtari, ashtu sikurse dhe kolegu i tij Pajtim Struga, të mendojë t’i kushtojë një tjetër këngë ekipit të Tiranës.

Ky shkrim u botua më 26 maj 2007 në gazetën Bluetooth”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco