"Ne krijojmë parfume për gratë që admirojmë", ka thënë Jacques Guerlain. Mjeshtri parfumier i markës, Thierry Wasser, ka marrë frymëzimin nga Jolie për të krijuar një fragrancë që evokon "zgjedhjet, emocionet dhe ëndrrat që mishërojnë feminitetin modern". Sipas Guerlain, Jolie ka dhuruar gjithë pagën nga fushata e saj për bamirësi. Nuk është zbuluar për çfarë bamirësie, por ajo është një Përfaqësuese Speciale e Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara dhe bashkëthemeluese e Nismës për Parandalimin e Dhunës Seksuale.
Jolie nuk ka qenë në një fushatë të madhe bukurie që kur ishte fytyra e Shiseido-s, në vitin 2007 dhe ishte ekskluzive vetëm për Azinë. Këto kohë, marrëveshja u arrit ndërsa Joli ishte ne Kamboxhia në 2015-ën duke drejtuar xhirimet e First They Killed My Father. Me sa duket, ajo ka një interes special për Guerlain sepse kujton të ëmën kur përdor një pudër të kësaj marke.
Fragranca Mon Guerlain do të dalë në mars./Class
© SYRI.net