Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Kjo është ‘genjeshtra’ më e madhe e Bleona Qeretit

Kjo është ‘genjeshtra’ më e madhe e Bleona Qeretit

18:14, 11/01/2017
A+ Aa A-

Këngëtarja Bleona Qereti gjithmonë ka dëshiruar të ketë një karrierë të suksesshme dhe të depërtojë jashtë kufijve shqiptarë.

Ajo ka arritur të bëjë një gjë të tillë, por duket se në botë ka dëshiruar, që të paraqitet me një sukses aq të madh sa në fakt është i imagjinuar.

Në biografinë e saj në IMDb, që është një aplikacion ku ofrohen të dhëna ‘online’ për këngëtarë, filma e gjëra të tjera nga arti e me gjerë, janë dhënë disa detaje që është vështirë të besohet se janë të vërteta.

Bleona në këtë biografi thuhet se ka mbajtur koncerte në Kosovë dhe Shqipëri, ku pjesëmarrja e njerëzve ka qenë nga 50 mijë deri në 80 mijë njerëz!!

Nëse ndalemi te kjo, edhe nëse Bleona ka mbajtur koncert në ndonjë stadium në këto shtete, atëherë, është e pamundur t’i zë kaq shumë njerëz, pasi maksimumi mund të jetë mbi 25 mijë njerëz.

Një tjetër detaj që tregon se Bleona se ka një biografi të fryrë është shitja e albumeve, që i ka në gjuhën shqipe.

Duke iu referuar kësaj biografie në IMDb, albumi i saj në gjuhën shqipe ‘Ti nuk di as me ma lyp’ i publikuar në vitin 2003, është shitur mbi 300.000 kopje. Ndërsa albumi ‘Mandarinë’ ka mbi 800.000 kopje të shitura!!

Po ashtu, nëse shikohen videot që ajo i poston në rrjetet sociale, nuk shihet se ka një numër të madh të fansave edhe pse koncertet i organizohen në SHBA, ndërsa në Shqipëri thuhet se i ka pasur mbi 80.000 njerëz!

Pra, duke u nisur nga këto fakte, shihet se këngëtarja nga Shqipëria po prezantohet me biografi të rrejshme, transmeton Express.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco