Kompania kineze kërkon emrin “Yeezy” te Kanye West

Kompania kineze kërkon emrin “Yeezy” te Kanye West

09:49, 22/03/2018
A+ Aa A-

Kanye West mund të ketë nevojë për një ide të re sa i përket emrit të kompanisë “Yeezy”.

Sipas dokumenteve ligjore një kompani nga Kina ka kërkuar të patentojë emrin “Yeezy”.

Kompania e Kanye e ka në pronësi emrin “Yeezy” për të mbathura, që nga viti 2013, mirëpo kanë braktisur të drejtat e pronësisë për rroba në 2017. E kompania kineze “Fujian Baby Network Technology Co” ka shfrytëzuar këtë mundësi duke kërkuar të patentojë emrin “Yeezy Boost” për produktet e veta.

Kjo nuk do të ndikojë linjën e të mbathurave të Kanye, mirëpo në qoftë se dëshiron të lansojë në treg produkte të tjera me këtë emër, mund të këtë beteja ligjore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco