Rikthehet dhuna në muzikë/ Rrihet rreperi i njohur shqiptar

Rikthehet dhuna në muzikë/ Rrihet rreperi i njohur shqiptar

11:33, 21/03/2018
A+ Aa A-

Këngëtari Feronit Shabani, i njohur me nofkën “Fero”, mbrëmë është sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës. Aktualisht policia po kërkon të dyshuarit për këtë rast. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Veternik" të Prishtinës në orën 23:50.

“Në orën 23:50 kemi pranuar informatën për përleshje në lagjen Veternik në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar viktima mashkull F.Sh 20 vjeç, është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar”, tha policia e Kosovës.

 “Rasti është iniciuar si lëndim i lehte trupor dhe dëmtim prone pasi qe gjate përleshjes është dëmtuar një dere e një objekti. Aktualisht jemi duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar te cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veture”, tha më tej policia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco