Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Enca degjeneron reperët shqiptarë, ajo që thotë për ta është vërtetë ofendim i rëndë

FOTO/ Enca degjeneron reperët shqiptarë, ajo që thotë për ta është vërtetë ofendim i rëndë

23:27, 23/11/2017
A+ Aa A-

Ajo përflitet gjithandej, jo vetëm për këngët e saj por edhe për sjelljet provokuese si dhe veshjet ekstravagante.

Qëkur Enca u shkëput nga labeli “OTR” aludohet, se shumë nga postimet e saj i dedikohen ish-mikut të saj, Noizy-t.

Kësaj radhe këngëtares përsëri nuk i ka pëlqyer diçka. Dhe e ka pikërisht me muzikën rap. Asaj i kanë ardhur në "majë të hundës" tekset, ku përmenden dy nga firmat e njohura, Vuitton apo Gucci. E nxehur ajo ka shkruar:

“Nëse dëgjoj edhe një këngë tjetër për “Gucci” ose “Louis, do të vjell.”

Ky postim i saj vjen pikërisht pasi dje  dy reperat e labelit “Babastars”, Cozman dhe Agon Amiga publikuan këngën e tyre të re “Shih ti kishe”, ku në një varg të saj  ata përmendin edhe:

“Shih ti kishe na tvesht krejt me Gucci” apo “I vesht krejt Versace deri ne pizhama”.

Por jo vetëm ata. Vetëm pak kohë më parë edhe reperi Gjiko publikoi projektin e tij “Papuqe Gucci”, këngë e cila tërhoqi shumë vëmendje për shkak të titullit të saj të çuditshëm.

Duket se përdorimi i  këtyre firmave të njohura nëpër tekste reperësh është bërë tashmë trend e dëgjohet kudo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ladi23/11/2017 23:47

    Mos u merrni me dava baxhe.....

    Shto koment

    Denonco