Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Fustani i Valdrin Sahitit edhe në dasmën e te famshmes Serena Williams

Fustani i Valdrin Sahitit edhe në dasmën e te famshmes Serena Williams

14:19, 17/11/2017
A+ Aa A-

Marka “Valdrin Sahiti”, ka arritur deri në një dasmë të madhe të kalibrit botëror.

Përderisa tenistja kampione Serena Williams po i jep fund beqarisë pasi u bë nënë, njëra nga të ftuarat e saj, ka vendosur të zgjedhë fustanin e një dizajneri kosovar për ta mbajtur veshur në këtë event të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për aktoren amerikane Nicole Ari Parker, e cila ka veshur fustanin e Sahitit, në ngjyrë rozë e me dantellë, një dizajn tipik i tij.

Më pas, fotografinë e ka publikuar në Instagram dhe komentet që ka marrë nga ndjekësit e saj janë fantastike. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco