Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rita Ora publikon këngën e re ‘Anywhere’

Rita Ora publikon këngën e re ‘Anywhere’

12:00, 20/10/2017
A+ Aa A-

Ka pak javë që është lançuar kënga ‘Lonely together’ e Avicii dhe Rita Orës, e cila është kthyer në sukses që në start.

Por, bukuroshja shqiptare tashmë ka treguar se këtë vit do të rikuperoj kohën e humbur e prandaj ka publikuar edhe projektin e saj të ri solo ‘Anywhere’.

Ky produksion muzikor që në orët e para të mëngjesit ka filluar të dëgjohet në radiot britanike, ku në BBC Radio, Ora dha premierën e saj.

Kjo këngë është e disponueshme në të gjitha faqet muzikore për tu dëgjuar e shkarkuar teksa videoklipi akoma nuk është publikuar, pasiqë tashmë është e njohur formula e tregut ndërkombëtar. Fillimisht publikohet kënga e më pas edhe spoti.

Mirëpo, Rita nuk i ka rezistuar tundimit dhe ka postuar disa sekuenca që mund ti shihni më poshtë./Prive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco