Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Ja sa kushtojnë biletat për fluturimin low cost Shqipëri-Hungari

Ja sa kushtojnë biletat për fluturimin low cost Shqipëri-Hungari

20:57, 05/04/2017
A+ Aa A-

Që nga sot, Shqipëria ofron një linjë “low cost”. Ky është avioni i parë që erdhi në Shqipëri me pasagjerë, të cilët kanë paguar çmime të papërfillshme për biletat e tyre. 

Si udhëtarë të veçantë të linjës së parë direkte, Tiranë – Budapest, ishin ministrat e transportit të dy vendeve. Sokol Dervishaj tha se kjo nismë do t’i lehtësojë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë të drejtë të ankohen për çmimet e larta të biletave.

Kompani Wizz Air do të mundësojë bileta nga 20 deri në 40 euro për të gjithë ata që udhëtojnë në linjën Tiranë – Budapest.

Fluturimet do të jenë dy herë javë, ditën e mërkurë dhe të diel. Është vetë shteti hungarez që do të paguajë kompaninë Wizz Air për një pjesë të kostove dhe taksat, në mënyrë që të sigurohet ky çmim.

Përmes kësaj nisme, Budapesti bëhet edhe një pikë tranziti për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet e tjera me më pak para. /tvklan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Haha 07/04/2017 21:13

Lat nam

Likja .l06/04/2017 16:30

Linjen Shqiperi Itali mundohuni me ulur cmimin e biletave se Jane shume shtrenjt.Se ne Itali ka shume emigrante e studente Shqiptar.Po bere kete na lehtesoni ne si popull

Likja06/04/2017 13:37

Ne Linjen e Italiane te ulni biletat se atje la shume shqiptaret.

Bxl05/04/2017 22:30

Si nuk k ne turp dhe tallen me ne???? Sa émigrante jetojne ne Budapest ???? Tallni bythen tallni sa te keni popullîn me leshko ne bote....

Shto koment

Denonco