Ndryshojnë taksat në 61 bashkitë, drafti i ri përcakton edhe detyrimet e banorëve

Ndryshojnë taksat në 61 bashkitë, drafti i ri përcakton edhe detyrimet e banorëve

13:37, 16/03/2017
A+ Aa A-

Në të 61 bashkitë e vendit do të ndryshojnë rregullat për taksat por dhe administrimin e pushtetit vendor. Qeveria ka miratuar një projektligj, në të cilin përcaktohen detyrat e reja të administratës vendore por dhe detyrimet e banorëve. Sipas këtij projektligji njësive të vetëqeverisjes vendore u garantohet e drejta për krijimin e të ardhurave në mënyrë të pavarur dhe e drejta për të përfituar transfertë të pakushtëzuar nga buxheti i shtetit, e cila ndahet sipas kritereve të përcaktuara në ligj. Njësive të vetëqeverisjes vendore u garantohet e drejta për të përfituar nga ndarja e të ardhurave nga taksat kombëtare dhe tatimet, të cilat ndahen sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

Taksat

Cilat janë taksat që duhet të paguajnë qytetarët apo bizneset në llogari të bashkive? Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtë të administrojnë taksat vendore sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi ndërsa janë të paktën 7 taksa, për të cilat çdo bashki cakton shumat përkatëse. Në rend sipas projektligjit janë;

a) taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin si dhe mbi
transaksionet e kryera me to;

taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja;

taksa vendore mbi veprimtarinë e shërbimit hotelier;

taksa e tabelës;

taksa vendore të përkohshme, të cilat vendosen sipas mënyrës së parashikuar në ligj; taksa vendore mbi veprimtarinë ekonomike të biznesit të vogël; taksa vendore mbi të ardhurat vetjake,

taksa mbi të ardhurat e krijuara nga dhuratat, trashëgimitë, testamentet ose lotaritë vendore.

Po ashtu, këshilli njësisë së vetëqeverisjes vendore ka të drejtë të vendosë taksë të përkohshme për ofrimin e shërbimeve dhe të investimeve publike specifike, për një periudhë të caktuar kohore.

Bashkitë krijojnë të ardhura nga të paktën 7 tarifa vendore. Sipas draftit të ri, ato mund të vendosin tarifa vetëm për shërbimet publike me sasi dhe kosto të përballueshme nga të gjithë ata që i paguajnë. Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në ligje të veçanta, këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore përcakton nivelet e tarifave vendore, ndërsa në radhë tarifat janë si më poshtë; tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike dhe të fasadave; tarifa për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve; tarifa për furnizimin me ujë dhe kanalizimet; tarifa për shërbimin e ujitjes dhe të kullimit; tarifa për shërbimet administrative dhe dhënien e licencave, lejeve e autorizimeve; tarifa të përkohshme dhe tarifa të tjera, të përcaktuara nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore./Shekulli

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco