Meksikë, garë kundër kohës për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja, ja sa ka shkuar numri i viktimave

Meksikë, garë kundër kohës për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja, ja sa ka shkuar numri i viktimave

09:59, 22/09/2017
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm i Meksikës është rritur në 273 persona, ndërkohë ekipet e shpëtimit  garojnë kundër kohës për të arritur tek të mbijetuarit e bllokuar.

Presidenti Enrique Peña Nieto tha se shpëtimi dhe gjetja e atyre që u plagosën nga tërmeti 7.1 ballësh të martën do të mbetet "përparësia më e madhe".

Tërmeti rrëzoi dhjetëra ndërtesa dhe la miliona banorë të kryeqytetit meksikan pa energji elektrike.

Ekipet e shpëtimit besojnë se shumë qytetarë mund të jenë ende të bllokuar në 10 ndërtesa , vetëm në Mexico City.

Bilanci i vdekjeve u njoftua sot nga shefi i shërbimeve emergjente të Meksikës dhe zyra e presidentit./SYRI.net/ 

 

Ndërkohë mes godinave të shembura është një shkollë fillore në jug të kryeqytetit, ku mbetën të vrarë të paktën 21 fëmijë dhe 4 të rritur. I gjithë vendi po mban frymën në pritje të lajmeve të mira, për dhjetëra të zhdukurit.

Lokalizimi i një 8-vjeçareje të gjallë në rrënojat e shkollës, ka shtuar shpresat për të mbijetuar të tjerë. Ndërkohë CNN ka publikuar një video rrëqethëse ku tregon momentin që forcat e shpëtimit nxjerrin fëmijët nga rrënojat e shkollës së shembur.

Përmasat e tragjedisë bëhen më të qarta me kalimin e orëve, e siç u raportua gjatë mbrëmjes së djeshme, shembja e një kishe në shtetin e Pueblos, i mori jetën 7 të rriturve e 4 fëmijëve./SYRI.net/

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco