VIDEO/ Uragani “Maria” lë pas shkatërrim në Porto Riko

VIDEO/ Uragani “Maria” lë pas shkatërrim në Porto Riko

13:41, 21/09/2017
A+ Aa A-

uragani “Maria” ka lënë pa energji elektrike që të gjithë ishullin e Porto Rikos, shtëpia e 3,5 milionë njerëzve.

Zyrtarë nga qendra lokale e emergjencave e konfirmuan këtë dhe thanë se as edhe një klient në Porto Riko nuk ka energji elektrike. Sipas Qendrës amerikane të Uraganeve, “Maria” soli përmbytje katastrofike në ishull që kanë mbuluar shumë pjesë të tij. Autoritetet lokale bënë me dije se deri tani është raportuar vetëm një viktimë, një person i goditur nga mbeturinat që erërat e fuqishme të “Marias” hidhnin ngado. 

Maria goditi Porto Rikon me erëra me shpejtësi 225 km/h, duke shkaktuar dëme të mëdha, por tashmë stuhia ka lënë pas ishullin dhe fuqia e saj është ulur në kategorinë e dytë, ndërsa i drejtohet Republikës Domenikane. “Maria” përfshiu të njëjtat zona të Karaibeve që një javë më parë u dërrmuan nga uragani tjetër i fuqishëm “Irma”. Sipas autoriteteve lokale, në shumë prej këtyre ishujve raportojnë se ato pak gjëra që i shpëtuan “Irmës”, i shkatërroi përfundimisht “Maria”. 

Kjo e fundit shkaktoi 7 viktima dhe dëme kolosale në ishullin e Dominikës, para se t’i vërsulej Porto Rikos. Tashmë, stuhia po lëviz drejt Republikës Domenikane, ku banorët kanë nisur përpjekjet frenetike për tu mbrojtur sa më mirë të munden. “Irma” e preku vetëm tërthorazi këtë vend, por duket se “Maria” do të godasë me furi pjesën veriore të këtij ishulli të preferuar për pushime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco