400 mijë dollarë për një fjalim, Barack Obama u sheh hajrin viteve si president

400 mijë dollarë për një fjalim, Barack Obama u sheh hajrin viteve si president

16:34, 20/09/2017
A+ Aa A-

Barack Obama ka filluar të fitojë pará nga vitet që ka kaluar në Shtëpinë e Bardhë, me fjalime të paguara në Wall Street, më pak se një vit pas largimit nga detyra, një praktikë që solli shumë kritika për Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar.

Ish-Presidenti do të shfaqet të hënën, më 25 shtator, para një audince me personalitete të industrisë së kujdesit shëndetësor, në një konferencë që do të mbahet nga firma njujorkeze Cantor Fitzgerald.

Pas fjalimit, Obama do t’u përgjigjet pyetjeve nga të pranishmit, kanë bërë të ditur dy burime anonime të informuar për konferencën.

Ai do të flasë për legjislacionin e iniciuar prej tij më 2010, njohur si Obamacare, të cilin ligjvënësit Republikanë ende po përpiqen ta shfuqizojnë pas disa tentativave pa sukses.

Sipas burimeve, Obama do të paguhet rreth 400 mijë dollarë amerikanë për praninë dhe fjalimin nnë konferencë.

Në gusht, zoti Obama mbajti një fjalim në New York, për të cilin u pagua gjithashtu 400 mijë dollarë, sipas Bloomberg News.

Që nga 20 janari, kur përfundoi mandatin e dytë si president i SHBA, Obama është shfaqur me pagesë në Itali, Gjermani, Skoci, Kanada, Indonezi dhe Korenë e Jugut.

Në fund të këtij muaji do të flasë në Toronto, ndërsa në janar do të jetë në një sinagogë në New York.

AFP – Përgatiti Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco