Shokohen sizmologët: Tërmeti i sotshëm në të njëjtën datë me atë të 32 viteve më parë

Shokohen sizmologët: Tërmeti i sotshëm në të njëjtën datë me atë të 32 viteve më parë

10:56, 20/09/2017
A+ Aa A-

Tërmeti i fortë që ka tronditur Meksikën qendrore, ka vrarë të paktën 250 persona dhe ka rrafshuar kryeqytetin  e vendit , Mexico City.

Por si sot para 32 vitesh, mëngjesin e 19 shtatorit të 1985-ës, banorët e qytetit të Meksikës u tronditën nga një tërmet me 8.1 ballësh, një nga lëkundet më të forta në histori.

Tërmeti i 1985-ës ishte katastrofik... ai u mori jetën 10 mijë personave ndërkohë që lëkundjet ishin aq të forta sa shkaktuan rreth 4 miliardë dollarë dëme materiale.

412 objekte ishin shkatërruar plotësisht, kurse 3.124 tjera ishin dëmtuar pjesërisht, raporton “Time”.

Duet si një lojë e fatit,  sepse ditën e sotme, 32 vejt me vonë,  autoritet po kërkojnë mes rrënojave për banorët e humbur, shkruan syri.net. Aeroporti i kryeqytetit ka pezulluar të gjitha operacionet dhe ndërtesat në Mexico City janë evakuuar.

Në disa ndërtesa është raportuar për zjarr ku dyshohet se disa persona janë bllokuar brenda.

Presidenti Enrique Peña Nieto tha se më shumë se 20 fëmijë kishin vdekur dhe 30 të tjere ishin ende të ishin të zhdukur pas shëmbjes së një shkolle.

Tërmeti 7.1 ballësh gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në shtetet fqinje.

Vendi duke se po përndiqet nga tërmetet, pasi po këtë muaj një lëkundje me magnitudë 8.1 ballësh vrau 90 të vdekur./SYRI.net/ 

ImageImage

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco